top of page

Franca nis mbylljen e qendrave vaksinuese,njerëzit ikën se vaksina që do merrnin ishte Astrazeneka!

  • Writer: admin
    admin
  • Apr 20, 2021
  • 1 min read

Një qendër e vaksinimit masiv në qytetin francez të Nicës është mbyllur herët këtë fundjavë pasi u administruan vetëm 58 nga 4 mijë dozat që ishin në dispozicion.

Kjo qendër ishte ngritur për të ofruar doza vaksinash për njerëzit mbi 55 vjeç që punojnë në punë që i lënë ata veçanërisht të ekspozuar ndaj virusit, siç janë mësuesit dhe oficerët e policisë.

Por kur ata që do vaksinoheshin mësuan se dozat ishin nga kompania Astra Zeneca ata u larguan pa pranuar ta marrin vaksinën, kështu qendra u mbyll pas vetëm disa orësh të shtunën.

“Ne kishim vetëm 58 persona që u shfaqën këtë mëngjes për 4 mijë doza të vaksinës që kishim në dispozicion.”– tha të shtunën Benoit Huber, shefi i stafit të prefektit në Alpes-Maritimes, citon Euronews.

Ndërkohë prefektura tjetër e Grasse argumentoi se pjesëmarrja e ulët mund të jetë për faktin se zona e Alpes-Maritimes ka vetëm 3 mijë mësues mbi moshën 55 vjeç, dhe shumë prej tyre do ta kenë marrë dozën e tyre të parë.

Por nënprefektja Anne Frackoëiak-Jacobs gjithashtu tha France 3: “Kishte njerëz që u kthyen kur e morën vesh se ishte AstraZeneca”.

Franca ishte një prej shumë vendeve evropiane që pezulloi për pak kohë përdorimin e AstraZenecës në muajin Mars, pasi një numër i vogël i njerëzve që morën vaksinën pësuan mpiksje të gjakut.

Mirëpo pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) këshilloi që përfitimet e AstraZenecës tejkalonin rreziqet, vaksinimi me Astra Zenecën rifilloi. Sidoqoftë, Franca e kufizoi përdorimin e saj për njerëzit e moshës mbi 55-vjeç.

Comentarios


bottom of page