Gjykata Supreme e SHBA-ve rrëzoi të premten, 11.12.2020, padinë e depozituar nga Instancat e Shtetit Teksas që vinte në dyshim rezultatin zgjedhor në katër shtete, në Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Washington dhe kjo mund të sjellë furtunë zhvillimesh për vetë SHBA-të, teksa si kundërvënie ndaj vendimit, kreu i republikanëve në Teksas Alen West sugjeroi krijimin e “Unionit të Shteteve Ligjzbatuese” përballë “shteteve që shkelin Kushtetutën dhe nuk ka llogaridhënie”.
Kjo do të thotë krijimin e shteteve të reja “të veriut” dhe “të jugut” që do të mund të çojë SHBA-të në pragun e luftës civile, pasi forma me të cilën u krye proçesi zgjedhor, kryesisht me votën e dërguar me postë, në mijëra raste u vërtetua se kishte manipulim dhe vjedhje, se software i makinerive të votimit dhe numërimit sollën akoma edhe FBI-në dhe Demokratët që nuk duan (si t’i frikësohen diçkaje) të kontribuojnë në qartësimin dhe zhdukjen e hijeve të dyshimit për manipulim, në pozita shumë të vështira, e mesa duket kjo situatë do i çojë amerikanët drejt zgjidhjeve ekstreme.
Sipas një publikimi të “Reuters”, padia u depozitua nga Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit më 9 dhjetor 2020, duke kërkuar nga Gjykata Supreme të anullonte rezultatin zgjedhor në shtetet e lartpërmendur.
Vendimi i Gjykatës Supreme, mes të tjerash, thekson:
“Sugjerimi i Shtetit Teksas rrëzohet për shkak të mungesës së autoritetit, sipas Nenit III të Kushtetutës. Teksasi nuk mund të shfaqë interesim të njohur gjyqësisht për mënyrën sesi një shtet tjetër zhvillon proçesin e tij zgjedhor. Të gjitha paditë në vartësi rrëzohen si të diskutueshme.”
Padia e Shtetit Teksas
19 Shtete të SHBA-ve (pas pjesëmarrjes edhe të Alaskës) dhe më shumë se 100 republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë shprehur mbështetjen e tyre për padinë që vë në diskutim dhe dyshim totalin e 62 vendeve që mori kandidati i demokratëve, Joe Biden, në Georgia, në Michigan, në Pennsylvania dhe në Washington.
Gjithashtu, pesë shtete të SHBA-ve, Missouri, Arnakas, Luisiana, Mississippi, South Carolina dhe Utah, kërkuan prej Gjykatës Supreme, të enjten, 10 dhjetor 2020, t’u lejojë të jenë pjesë e padisë së Shtetit Teksas.
Përfundimisht, Trump vazhdon të mbetet në kursën e presidencës nëse siguron fitoren mes delegatëve, nëse Kolegji i Delegatëve, që do të mblidhet më 14 dhjetor 2020, do të vendosë të mos i bindet rezultatit të zgjedhjeve në këto Shtete, por të dërgojë delegatët e djathtë që do të votojë pro Presidentit Trump.
***
Mospranimi i padisë së Shtetit Teksas nga Gjykata Suprme duket se ka në themel pikërisht këtë, shmangien e ndarjes së SHBA-ve në shtete të jugut dhe veriut, një vendim që duket qartë se nuk po i hedh benzinë zjarrit, duke shmangur Luftën Civile dhe ndarjen, apo shpërbërjen e SHBA-ve.
E megjithatë, në Gjykatën Supreme po trajtohen paditë për disa shtete dhe proçesin e manipuluar zgjedhor, gjë që siguron vazhdimin e Trump-it në Presidencë.
Luftë e paimagjuniar dhe e paimagjinueshme, në momentin e përplasjes së dy rrymave, të dy epokave dhe dy botëve të kundërta politiko-ideologjike.
Ndodhemi mes kalimit në diktaturën globale, ose konsolidimit të botës së kombeve-shtete sovrane dhe tregut të lirë ekonomik.
/Stopfake.al
Comments