Ilir Meta:Gjobat për maskat, Meta sulmon ashpër qeverinë për rregullat arbitrare dhe ndëshkimet e paqarta(Video)
Presidenti Ilir Meta ka kritikuar me ashpërsi sot, rregullat arbitrare që ka vendosur Qeveria ndaj qytetarëve për mbajtjen me detyrim të maskave dhe gjobat që i pasojnë ato.
Meta doli në një konferencë shtypi në të cilën tha se “parandalimi i pasojave të pandemisë kërkon humanizëm, jo rregulla arbitrare, jo ndëshkime të paligjshme të paqarta që i lihen në dorë tre ministrave. Qeveria duhet të nxjerrë rregulla që sensibilizojnë qytetarët dhe jo t’i trembin ata për të fshehur paaftësinë në përballimin e kësaj situate.”
Çdo masë që merret për arsye shëndetësore e çertifikuar nga ekspertë është e mirëpritur, - tha Meta, - por përmbajtja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë, se shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëvre, se mund t'i lërë pa drita në fund të muajit në mes të dimrit se i shantazhon me burg, e shndërron OSHEE në një instrument policor e ndoshta edhe elektoral që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba.
Nuk është zgjidhje t'i lësh njerëzit pa drita, e që në fund të muajit kur mos të kenë mundësinë të paguajnë gjobat ti presësh dritat e t'i shantazhosh me burg. OSHEE ka mision të furnizojë më energji elektrike, s’mund të ndërpresë energjinë për mosmbajtjen e maskës. Akti normativ në 3 fjali tërësisht të paqarta e të mjegullta shkon shumë më tej në qëllimet e tij dashakeqëse."
Comments