top of page
Writer's pictureadmin

Stopafake.al-Meta ultimatum Luli Bashës!

Duke ju përgjigjur një deklarate të kreut të PD-së Lulzim Basha, Meta tha se ai duhet që ti thotë popullit të tij që është peng, dhe të përpiqet që të bëjë sa bën Alija Izetbegoviç kur e morën peng.


Gazetare: Dua ta nis me një pyetje nga një deklaratë e kreut të PD-së se ju mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës vetëm nëse z. Basha bën rolin presidentit. A e shihni si një mesazh që ju jep ju z. Basha që mos të ndërhyni shumë në territorin e tij?

“Mbrotja e Kushtetutës, nuk është territori i askujt është detyra e parë e Presidentit të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm Komandant i Forcave të Armatosura, por është ushtar i parë i Republikës, këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani por mund të vijë çdo qytetari. Ta dinë të gjithë dhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk u shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu sepse po na bëjnë gaz i botës.

Dhe atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviç kur e morën peng. Thuaji popullit të që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush peng më në këtë qiell dhe në këtë tokë.”– tha Meta.

49 views0 comments

Comments


bottom of page