Ish-presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya u ndalua nga policia në aeroportin e kryeqytetit,
Tegucigalpa, me 18 000 dollarë cash, deklaruan autoritetet aeroportuale.
”Zelaya u arrestua dhe u la e lirë katër orë më vonë”, njoftoi gazeta ”La Tribuna”.
Zelaya shkroi në Twitter se ai ishte “ndaluar padrejtësisht” dhe se ”paratë nuk i përkisnin atij”.
Ai po planifikonte të fluturonte për në Meksikë për një seminar partiak. Ligjet e vendit thonë se kushdo që largohet nga vendi mund të marrë vetëm deri në 10 000 dollarë me vete.
Ka pasur protesta për këtë rast dhe, sipas raporteve të medieve lokale, policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve.
Zelaya ishte i përfshirë në tregtinë e drurit para se të bëhej president i Hondurasit në 2006. Atë e larguan nga detyra në vitin 2009 dhe tani është kreu i partisë së majtë ”Libre”.
留言