top of page
Writer's pictureadmin

Stopfake.al- Italia anullon masat e bllokimit!

Masat e bllokimit kundër koronavirusit do të hiqen të dielën në tre rajone, Lombardi, Piemonte dhe Kalabri


“Gjithashtu, është planifikuar të lehtësohen kufizimet në Liguria dhe Siçili, duke i ulur ato nga zona rreziku “portokalli” në “të verdhë””, sqaroi ai në një deklaratë.

Në fillim të muajit, Italia u nda në tri zona: e kuqe, portokalli dhe e verdhë, me nivele të ndryshme kufizimesh, duke u bazuar në nivelin e rrezikut ndaj virusit.

Lombardia, Piemonte dhe Kalabria u caktuan si “zona të kuqe”, ku banorët duhej të plotësonin një formular për të dalë nga shtëpitë e tyre dhe ku shumica e dyqaneve u mbyllën.

Udhëtimi drejt dhe nga rajonet e caktuara “portokalli” është i kufizuar, ashtu si udhëtimi midis qyteteve brenda zonave portokalli. Kufizime të tjera përfshijnë mbylljen e restoranteve, përveç shërbimeve të dorëzimit dhe shpërndarjes në shtëpi.

Rajonet “e verdha”, relativisht me më pak raste, duhet të respektojnë vetëm masat mbarëkombëtare, përfshirë një shtetrrethim nate, mbylljen e muzeve dhe mësimin në distancë për shkollat e mesme dhe universitetet.

147 views0 comments

Comments


bottom of page