top of page
Writer's pictureadmin

Stopfake.al-Kreshnik Osmani: A do t'ia dorëzojë Trump Shtëpinë e Bardhë Biden?

Updated: Nov 7, 2020





A do t’ia dorëzojë Trump Shtëpinë e Bardhë Bidenit?


Thelbi i përplasjes së madhe në Amerikë!

Cilët janë skenarët e mundshëm të post-zgjedhjeve amerikane?


Pushtetin e vendos populli dhe duke qenë se populli vendosi këtë version shumë të ngushtë dmth që tani do të vendosë Gjykata Supreme per arsye te parregullsive dhe te manipulimeve te denoncuara nga Trump.


Pushteti i takon fuqise. Sepse fuqia eshte gjithmone ajo qe vendos.


Gjykata Supreme nese vendos që të numërohen votat e postës fiton Biden.

Nese vendos te mos numërohen dmth fiton Trump..


Në favor të kujt do të vendose Gjykata? Sigurisht për fuqinë. Kush është më i forti në këtë rast?


Hipotezat:


Trump organizon protesta te fuqishme.


Gjykata Supreme ka 9 anetare dhe vendos ajo. 6 anëtarë janë të Trump tre te Biden.


Për cilin do të vendosin ata?


Për të fuqishmit. Si kështu? Po,  sepse ligji dhe Kushtetuta janë ato që e bëjnë ligjin.

Trump ka dy rrugë; Ose do të dorëzoje pushtetin ose do të nxjerrë njerëzit dhe përkrahësit e tij në protestë për të refuzuar rezultatin duke argumentuar parregullsitë.


Në datë 14 Dhjetor mblidhet Kolegji dhe vendosin anëtarët e zgjedhur për Presidentin e ri.


Kush ka 270 vota tek Kolegji Elektoral vendos për Presidentin.


Me datë 14 nëse disa prej demokratëve vendosin prej presionit të protestave apo të qarqeve të Trump  mund të votojnë për Trump edhe pse janë votuar nga demokratët.


Ky skenar parashikohet dhe quhet votat e “tradhëtareve”.


Trump i drejtohet njerëzve të tij. Populli që ka mbështetur Biden i drejtohet policisë.

Policia është me Trump sepse ai e ka mbështetur Policinë gjatë kohës së protestave për vrasjen e Xhorxh Flloyd.


Nëse policia qëndron me Trump populli i drejtohet Ushtrise.


Ushtria cilën anë do të mbajë?


70% e ushtrisë voton për Republikanet dhe shumica e ushtrisë janë me të krishterët e bardhë anglosanksonët protestantë.


Kreret e Ushtrise nuk janë plotësisht me Trump.


Para disa kohëve kur Trump shkoi në kishë dhe mbajti ungjillin në dorë, kreu i ushtrise tha:


“Gabova qe kam dalë në foto me Trump”


Kjo do të thotë që kreu i ushtrisë nuk e mbështet plotësisht dhe domosdoshmerisht Trump dhe përkrahësit e tij.


Nëse hesht kreu i ushtrisë dmth që po ndihmon Trump indireket, sepse heshtja është mbështetje për grupet e Trump në terren.


Nëse nuk e mbështet Ushtria dmth Gjykata Supreme vendos për atë që është më i fortë.


Sekretari i Mbrojtjes e kundërshtoi në kohën e protestave për vrasjen e Xhorxh Flloyd zbritjen e ushtrisë në terren për të shpërndarë protestat dmth që nuk I është bindur plotësisht Trump.


Kjo dmth që Trump nuk ia ka dalë për katër vite të marrë nën kontroll gjithcka, vecanërisht Ushtrinë dhe Departamentin e Shtetit.


Pse ka ndodhur kjo është shpjegim tjetër.


Cfarë është duke ndodhur në këtë moment dhe cilat janë konfigurimet në terren?


Trump përfaqëson anglosanksonët, të krishterët e bardhë protestantë.  

Të gjithë presidentët e SHBA-ve vijnë prej tyre. Përvec Kenedit të vrarë dhe Obamës.

Biden është irlandez dhe packa se prej të krishterëve të bardhë, është katolik dhe nuk është protestant.


Tani mund të themi që fitorja e Biden dhe e zv Presidentes me nënë indiane dhe baba afrikan është fitore absolute e pakicave jo të bardha në USA.


Kjo do të thotë që për herë të parë Amerika drejtohet nga pakicat jo protestante, jo të bardha.


Cfarë tregojnë statistikat më të fundit sot në Amerikë?


Ato tregojnë se numri i të krishterëve të bardhë ka rënë në 43%. Pra ata janë tashmë zyrtarisht më pak se gjysma e popullatës.  


Ndërkohë në vitin 1976  të krishterët e bardhë kanë qenë 83%.


Për më pak se 44 vite numri i protestantëve të bardhë ka rënë nga 55% – në 30%.


Amerika nuk komandohet më nga raca e bardhë.


Kjo dmth që Amerika edhe pse është e krishterë ajo tashmë shkëputet nga duart e protestantëve anglosanksonë të bardhë nëse Trump dorëzohet.


Pra është transformim rrënjësor  i elitave drejtuese.


Cila është përplasja sot në Amerikë?

Përplasja sot në Amerikë është ndërmjet mendjes së Amerikës dhe shpirtit të saj.


Shpirti i Amerikës është krishtërimi protestant i anglosanksonëve të bardhë.

Mendja e Amerikës dhe elitat e saj intelektuale dhe mediatike janë masoneria dhe “Deep State” që e kanë ndimhuar Amerikën deri sot të komandojë botën.


Elitat masone të Amerikës kanë vendosur që ta transferojnë fuqinë e Amerikës për në Kinë.


Ushtria dhe Policia janë pjesë e shpirtit të Amerikës. Pra me Trump, sepse janë shumica. Por pikëpyetja është a do të qëndrojnë deri në fund me të apo jo?


Truri, media dhe elita e mendimit është të Masonerisë amerikane është me të majtën e Partisë Demokratike dhe të Biden.


Ushtria mund ta refuzojë mbështetjen e Trump, por mund të ndodhë që edhe ta mbështesë atë, dhe po doli ta mbështesë Gjykata Supreme vendos pro Trump.


Të gjithë skenarët janë të mundshëm dhe loja mbetet plotësisht e hapur.


Cfarëdo që të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve do të ketë një Amerikë tjetër.


Biden mbështet abortin.


Kjo do të thotë: Rënia e numrit të Protestantëve të bardhë anglosankosnë dhe ngritja e pakicave.


Në rast se konfirmohet Biden  Amerikën do ta drejtojë e majta amerikane, elitat masone dhe  “Deep State” sepse Biden nuk ka mundësi shëndetësore të drejtojë pasi është i sëmurë me dementia.


Deri tani po udhëhiqte edhe “Deep State” edhe Trump, tani do të drejtojë e Majta Amerikane ose Trump.

 

Farage dhe Grupi Brexit kanë nisur të organozojnë protesta kundër mbylljes së madhe në Britani dhe askush nuk e di se cilët janë skenarët e ardhshëm dhe si do të drejtohet Planeti.


Fusnotë: Ky shkrim është shkruar i përmbledhur dhe ka për synim të ofrojë besnikërisht për lexuesin shqiptar një version të ndryshëm nga ai I mainstream-it mediatik sorosian që ka pushtuar botën sot dhe për rrjedhojë edhe Tiranën!


Kreshnik Osmani eshte kryetar i Partia Shqiptare “Atdheu”

150 views0 comments

Kommentare


bottom of page