top of page

Stopfake.al-Lajmi i Fundit: Amerikanët në protestë, kërkojnë të futen brenda në qendër (Video)

  • Writer: admin
    admin
  • Nov 5, 2020
  • 1 min read


Mbështetës të Presidentit Donald Trump janë mbledhur për të protestuar para një qendre numërimit të votave në Detroid, duke kërkuar ndalimin e procesit të numërimit.


Protestuesit kërkojnë që të lejohen të futen brenda qendrës së numërimit në mënyrë që të vëzhgojnë vetë numërimin e votave, ndërsa brohorasin “ndalo numërimin”. Zyrtarët e zgjedhjeve janë zotuar të numërojnë çdo votë të vlefshme të hedhur deri në ditën e zgjedhjeve në Michigan, ku Joe Biden ka kaluar përpara me një  rezultat të ngushtë ndaj Donald Trump. “Gazetari” shkruan se skena në Detroit të kujton “trazirat e Brooks Brothers” të vitit 2000, që prishën numërimin e votave në Florida, ndërsa gara presidenciale e cila ishte shumë afër rezultatit përfundimtar, iu desh të shtyhej për disa javë.



Comentarios


bottom of page