Nga Kastriot Çipi
Kundër Trump janë ata që ai i quan Partia e Davosit:
1. Wall Street
2. Mediat
3. Rrjetet sociale
4. Big tech
5. Big farma
6. BE dhe qeveritë europiane
7. Korporatat shumëkombëshe
8. Kina, investimet e së cilës në SHBA ranë nga 63 në 1.8 miliard në vit
9. Rusia, e cila po izolohet nga Nisma e 3 Deteve
10. Shërbimet e inteligjencës, që shpikën dosjen e “tradhëtisë me Rusinë”
Pro-Trump janë:
1. Punonjësit që panë t’u rritet rroga
2. Të zinjtë që u punësuan në shifra rekord
3. Latinët që u punësuan në shifra rekord
4. Gratë që u punësuan në shifra rekord
5. Ushtarët që nuk shkuan në një luftë të re
6. Biznesi i vogël të shtoi të ardhurat
7. Industritë prodhuese brenda territorit të SHBA, që u rritën me 33%! Pa precedent!
8. Pensionistët dhe të sëmurët që panë të përgjysmohen çmimet e barnave
9. Të gjithë ata që paguan më pak taksa
10. Ata që duan paqen në botë
Nëse Biden bëhet president de jure, presidente de facto bëhet Harris dhe:
1. Do të mbyllen minierat e qymyrgurit, puset e naftës dhe gazit. SHBA do të detyrohet të importojë energji.
2. I gjithë vendi do të mbyllet në karantinë. Ekonomia do të ndalojë duke hyrë në recesion.
3. Do të rritet taksa e karbonit dhe do të synohet të bëhet taksë globale.
4. Karantina dhe ndalimi i ekonomisë do të bëhen mbizotëruese në botë.
5. Grantet për rimëkëmbjen e ekonomisë do të kushtëzohen me plotësimin nga ana e bizneseve të disa kritereve për “ekonominë e gjelbër” dhe “barazinë racore”.
6. Do të fillojë rikonceptimi i kapitalizmit si “kapitalizëm i palëve”.
7. Vaksina do të bëhet e detyrueshme de facto, sepse refuzuesit e saj do të kenë kufizime të papërballueshme në liritë dhe të drejtat e tyre.
8. E gjithë paraja do të bëhet dixhitale. Dyqanet e lagjeve do të zhduken dhe do të zëvendësohen nga supermarketet me porosi online.
9. Do të promovohet me çdo mënyrë zhdukja e pronës private individuale e familjare, sipas motos tashmë të shpallur: Ti nuk do të kesh asgjë në pronësi, por do të jesh i lumtur.
10. Trump do të jetojë i lumtur me familjen dhe miliardat e tij.
Tani pyet veten: ke fituar apo ke humbur, nëse humb Trump?
Comentarios