Fatmir Mediu: Meta duhet të shpërndajë Parlamentin, t’ia kërkojmë zyrtarisht si opozitë. Rama na shkatërroi
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Shkodër.
Duke analizuar situatën në vend dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mediu tha se qëllimi i kryeministrit Edi Rama është manipulimi i zgjedhjeve.
Sipas Mediut, presidenti Ilir Meta duhet të shpërndajë parlamentin nëse nuk merret në konsideratë dekreti i tij për kthimin e ndryshimeve të kodit elektoral.
“Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë parlamentin nëse parlamenti nuk mer në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanëshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standartet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Presidenti ka bërë në mënyrë publike dhe të përsëritur qëndrimin se do shpërndajë parlamentin nëse do të cënohet kushtetuta dhe standartet e zgjedhjeve, në respekt të detyrimit të tij.
I kam kerkuar opozitës dhe e përsëris qe opozita dhe vecanërisht PD duhet t’ia kërkojë z.Meta të marë një vendim të tillë”, theksoi Mediu.
Për kreun e PR-së, e djatha dhe shqiptarët duhet të bashkohen ne rrugen europiane kunder “regjimit te korruptuar te Edi Rames”.
Comments