top of page
Writer's pictureadmin

Stopfake.al- Reagon Presidenti Meta: O shakaxhinjtë e integrimit!


Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas fjalimit të tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku Rama më shumë foli për Metën, se sa për punët e partisë.


Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!


As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!


Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.


O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre.


Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre.


Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!


Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë! 🇦🇱


Ndërsa në një postim tjetër Presidenti paralajmëron....


Shoku Thirri Mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: "Më pyet shpesh vëllai më i vogemil: Motër përse na duhet! Atdheigëu? " Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT! 🇦🇱




14 views0 comments

Comments


bottom of page