Pas daljes ne drite te skandlit te manipulimit te zgjedhjeve Kompania Dominio/Smartmatic e lidhur me fondacionin e familjes Clinton dhe nderhyrja e kesaj kompanie ne zgjedhjet Ameriakne 2020! Kompania Smartmatic hedh syte ne Evrope per te vjedhur!
KQZ ndodhet në procesin e përllogaritjes së vlerës financiare së pritshme të kontratës për implementimin e Sistemit Elektronik të Identifikimit të Votuesve dhe Pajisjeve Elektronike të Identifikimit, që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 Prill.
Ky proces po zhvillohet në zbatim të nenit 23 dhe 179 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe Vendimit nr. 02, datë 31.10.2020 të Komisionit Rregullator “Për llojin dhe karakteristikat që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik.” i ndryshuar, neni 59 i VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
Me qëllim rritjen e numrit të kompanive të përfshira në procesin e marrjes së treguesve ekonomikë, kërkesa e KQZ-së për vlerësimin mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve, nga 20 ju dërgua edhe 2 kompanive të tjera duke e çuar numrin në 22 kompani.
Nga këto 22 kompani, kërkesës i janë përgjigjur 6 prej tyre:
CGTS, me kosto projekti 28.250.000$
TCN, me kosto projekti 14.831.126€ dhe 17.430.764€
CIELA, me kosto projekti 24.540.275€
DERMAOLOG IDENTIFICATION SYSTEM GmbH, me kosto projekti 12.770.404€
SMARTMATIC ËORLDËIDE HEADQUARTERS, me kosto projekti 20.723.000$
THALES GROUP, me kosto projekti 15.500.000€
KQZ në përfundim të afateve të njoftuara, me administrimin e informacionit dhe të dhënave të dërguara nga kompanitë të cilat i janë përgjigjur kërkesës, do të përcaktojë buxhetin për projektin e identifikimit elektronik të votuesve, si dhe do të hartojë dokumentacionin e tenderit mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit.
Ndërkohë, KQZ i është drejtuar 6 kompanive me eksperiencë ndërkombëtare që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe/ose me përvojë në proceset zgjedhore, për të prezantuar një vlerësim mbi kostot e implementimit të Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Votimit dhe Rezultateve (SEMVR) dhe Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN) që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021.
Me qëllim nisjen e procedurës së prokurimit për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve, dhe për përllogaritjen e vlerës së kontratës sipas çmimeve të tregut, KQZ i ka kërkuar kompanive të sipërcituara, listën e kostove bazuar mbi llojin dhe karakteristikat teknike të sistemeve të pajisjeve për votimin dhe numërimin elektroni, të përcaktuara me Vendimin nr. 04, datë 13.11.2020 të Komisionit Rregullator “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”. /stopfake.al
コメント