top of page

Stopfake.al- Vjosa Osmani, betohet si Presidente e Përkohëshme e Kosovës!

  • Writer: admin
    admin
  • Nov 5, 2020
  • 1 min read



Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.

“Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.

Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Osmani pritet t’i drejtohet sot qytetarëve përmes një konference për media në orën 17:00.

Sot tashmë ish-presidentit Hashim Thaçi i është konfirmuar aktakuza e ngritur nga ana e Gjykatës Speciale.



Comments


bottom of page