Nga Artan Gjyzel Hasani
Pak rendesi ka nese fiton apo jo Donald Trump. Edhe nese do te fitoje perseri, pas kater vitesh nuk do te jete me president. Planetin e ka marre lumi. Lumi Global. Trump eshte vecse nje dige e perkoheshme per te ndaluar permbytjen perfundimtare.
Nuk ka rendesi Donald Trump, por Fenomeni "Donald Trump".
Arritja me e madhe e Fenomenit social politik "Donald Trump" eshte ekspozimi dhe nxjerrja ne syte e publikut boteror i Te Keqes qe fshihet pas emrit Establishment. Fenomeni social politik "Donald Trump" nxorri zbuluar fytyrat e ndyra te politikes se larte amerikane, nxorri ne drite perverset dhe pedofilet e politikes amerikane dhe te Establishment. U hoqi masken e demagogjise kriminale familjeve te degjeneruara politike Klinton dhe Obama. Nxorri zbuluar monstra si Pelosi dhe medioker si Biden. Nxorri zbuluar maskarenjte oportuniste dhe hipokrite te vete republikaneve. Nxorri zbuluar okatapodin kriminal qe kishte mberthyer per gryke CIA, FBI dhe sistemin e drejtesise amerikane. Nxorri zbuluar pisllekun marksist akademik qe mbizoteron kolegjet dhe universitetet amerikane te kthyera ne kazerma te anarkise dhe terrorizmit domestik. Diskretitoi median e rreme amerikane duke i vene publikisht emrin e duhur Fake News. I deshmoi publikut amerikan se sa shume eshte vjedhur, poshteruar dhe keqperdorur nga Establishment i te majteve dhe te djathteve nder shume vite me radhe.
Por gjithashtu, Fenomeni social politik "Donald Trump" nxorri zbuluar idiotesine, hipokrizine dhe maskarallekun e shqiptareve qe kemi rrotull ne shoqeri apo ne pune, ne jeten reale apo virtuale. Nxorri zbuluar injorancen e tyre, por me shpesh maskarallekun dhe hipokrizine e tyre. Nxorri zbuluar prinder qe nga njera ane hiqen si mbrojtes te familjes dhe femijeve te tyre, e nga ana tjeter jane radhitur perkrah atyre qe duan eleminimin e familjes si institucion, perkrah atyre qe duan te dekriminalizojne pedofiline. Nxorri zbuluar te persekutuar apo pinjolle te tyre qe u bene pale me ata qe udhehiqen nga e njejta ideologji dhe parime qe u nxine jeten prinderve e familjeve te tyre nen diktature. Nxorri zbuluar qindra mbajtes diplomash e titujsh akademike me mungese totale te ndjeshmerise njerezore, sensi, bonsensi dhe commonsensi, e thene ndryshe njerez prej kaucuku. Nxorri zbuluar njerez qe nga njera ane hiqen si te moralshem dhe te ndershem dhe nga ana tjeter perkrahen djegjet, shkaterrimet, vrasjet dhe rrahjet, dhunen dhe luften kunder policise dhe banoreve te pafajshem. Nxorri zbuluar hipokritet e medhenj, njerez qe nga njera ane shajne me perbuzje bashkeatdhetaret e tyre "malok", "katundar", "lab", "cam""coban" "lal", dhe nga ana tjeter iu dogj zemra dhe shpirti per te ziun kriminel dhe fatzi Flloyd te Amerikes...Shqipot raciste "antiraciste"... Nxorri zbuluar kelyshet e Soros dhe sherbyesit e paguar te Axhendave kunder Familjes, Atdheut dhe Besimit... Nxorri zbuluar SKUTHET SHQIPTARE, kategoria me e ndyre njerezore, qe ne urrejtjen e tyre te verber antiTrump HESHTEN kur po digjej Amerika- lopa qe mjelin cdo dite... Nxorri zbuluar njerez te deshperuar ne mjerimin e tyre shpirteror dhe intelektual qe Fenomeni "Donald Trump" ua nxorri ne pah publikisht. Nxorri zbuluar njerez qe per semundjet, obezitetin, depresionin, marredheniet e keqija me partneret dhe me veten, per ligesine e shpirtit dhe ngushtesine e mendjes fajesuan Fenomenin "Donald Trump"...
E cfare nuk na kane pare syte e degjuar veshet ne kete epoke pandemie dhe Donald Trump-i. Shembujt me te mire te ndershmerise dhe akoma me shume shembuj te paharrueshem te idiotesise, injorances dhe maskarallekut njerezor. Sidomos nder shqiptare te ikur qe u bene amerikane te padenje...
Comments