top of page
Writer's pictureadmin

Ku e di Shehu i PD-së që Koronavirusi i ri në Kosovë është prezent edhe tek ne/A na e vërteton dot?



Ish-ministri i Shëndetësisë i PD-së Tritan Shehu jep Alarmin : Gjetja e tre rasteve në Kosovë të paraprira nga shqetësimet e klinicistëve tanë, janë sinjale serioze. Gjendja do të përkeqësohet edhe më shume?

Ku e di Tritan Shehu kete gje?


Së shpejti me Platformën e Re na ndiqni dhe në Telegram pasi nuk kemi ide sa gjatë do të jemi në Facebook.

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar me shqetësim lidhur me lajmin që varianti i ri i koronavirusit është shumë afër Shqipërisë, rastet e para të të cilit u raportuan në Kosovë. Përmes rrjeteve sociale, ish-deputeti demokrat shprehet se nuk ka asnjë dyshim që këto forma virusale janë prezente dhe tek ne, ndërsa shton se gjetja e tre rasteve në Kosovë, janë sinjale serioze.

“Alarmi për “Virusin e ndryshuar” e “qetësia” alla Zhvejk e Komitetit… në fakt në pritje të “zgjimit” të Ramës! Pa asnjë dyshim këto forma virusale janë prezente dhe tek ne, gjetja e tre rasteve në Kosovë të paraprira nga shqetësimet e klinicistëve tanë, janë sinjale serioze.


Por çuditërisht përfaqësuesja e atij Komiteti para 48 orësh nuk shfaqi asnjë shqetësim për mundësinë dhe pasojat e kësaj prezence, përkundrazi… Ndërsa dy ditë më parë, vetë Kryeministri britanik dha alarmin! Në fakt gjendja jonë, që dhe pa këtë paraqitet shumë e rëndë, do të përkeqësohet!”,- deklaron Tritan Shehu.

Ish-ministri thotë se ky virus ka një shpejtësi përhapjeje 70 % më të lartë dhe rrezikon të shtojë rastet e reja. Po ashtu, ky virus ka dhe një rrezikshmëri rreth 30 % më të lartë, gjë që do të kërkojë edhe më shumë mjekime speciale.

Ish-ministri Tritan Shehu rendit gjatë hapa që duhen hedhur me urgjencë për përballimin e kësaj situate:

1- Të realizohen menjëherë mbi 7500 teste PCR (molekulare) në ditë, kur dihet se këto ndryshime mund të dedektohen vetëm nga ky lloj testimi; 2- Të liberalizohen testet e shpejta që të gjenden lirshëm në farmaci, klinika, laboratore, për të realizuar dhjetëra mijëra të tilla në ditë; 3- Mjeku i familjes akoma i pambrojtur e i paorganizuar, duhet të plotësohet e angazhohet; 4- Spitalet periferike, asnjë prej të cilëve nuk ka klinikë Covid operative, duhet të futen në përballje; 5- Të angazhohen të gjitha postet e reanimacioneve e të krijohen të reja të standardeve; 6- Të bëhen të gjitha përpjekjet që të realizohet vaksinimi i popullsisë, çështje për të cilën jemi në fund të Europës dhe me një perspektivë mjaft të errët.


/Stopfake.al

24 views0 comments

Comments


bottom of page