Në këtë video, Young deshmon se themeluesi i Microsoft tha se 3 miliardë njerëz duhet të eleminohen nga toka, duke filluar me Afrikanët
"Për qëllim të sterilizimit dhe kontrollit të popullsisë, ka shumë njerëz në planet që duhet të heqim qafe. Sipas fjalëve të Bill Gates, 3 miliardë njerëz duhet të vdesin. Kështu që ne thjesht do të fillojmë në Afrikë. Ne Do të fillojmë të bëjmë hulumtimet tona atje dhe ne do të eliminojmë shumicën e Afrikanëve sepse ata janë të mjerueshëm, janë të pavlefshëm.
Së shpejti me Platformën e Re na ndiqni dhe në Telegram pasi nuk kemi ide sa gjatë do të jemi në Facebook.
Ne bëmë një kërkim në Google dhe gjetëm kanalin YouTube të Tribunalit Ndërkombëtar për Drejtësi Natyrore, ku ky fragment u postua për herë të parë. Ekstrakt vjen nga një video më e gjatë - e cila zgjat mbi një orë e gjysmë - që u postua në internet në 20 nëntor 2019.
Fragmenti që po qarkullonte në Twitter vjen nga kjo video. Duket në 33'40 ".
Më vonë gjatë konferencës (në 1h36 dhe 40 sekonda) Young shton: "Këto nuk janë fjalët e mia, ato janë fjalët e Bill Gates. Thjesht Gugëlloni 'Bill Gates dhe shpopullim dhe sterilizim' dhe do ta dëgjoni nga goja e tij planin"- tha mjeku
Në videon e mësipërme, Young ka të ngjarë t'i referohet një deklarate të bërë nga filantropi amerikan gjatë një Ted Talk në 2010.
Gates beson se ulja e vdekshmërisë foshnjore në vendet më të varfra mund të ndihmojë në uljen e rritjes së shfrenuar të popullsisë. Ideja mund të duket paradoksale por Gates beson se prindërit nuk do të ndiejnë nevojën për të pasur kaq shumë fëmijë nëse ata që kanë janë të shëndetshëm dhe pritet të mbijetojnë.
Por, kush është Robert Young?
Videoja që qarkullon në internet paraqet Robert Young, figurën e kontroverse që po përhap këtë teori rreth Gates, në Tribunalin Ndërkombëtar për Drejtësinë Natyrore.
Young është një mjek homeopatik në Shtetet e Bashkuara. Ai mbron që vetëm ilaçet natyrale të përdoren kundër sëmundjeve të rënda, si kanceri. Në vitin 2016, ai u dënua me burg për praktikë të paligjshme mjekësore.
Tribunali Ndërkombëtar për Drejtësi Natyrore është një organizatë me qendër në Mbretërinë e Bashkuar që shpesh diskuton teori konspirative.
Robert David Steele, një nga anëtarët e këtij të ashtuquajturi "gjykatë", tregon se ai është një ish-anëtar i CIA-s. Në një intervistë nga viti 2017, ai pretendoi se agjencia amerikane e hapësirës NASA rrëmbeu fëmijët e tij dhe i skllavëroi në Mars.
/Stopfake.al
Comments