Nga Lolita: Ricardo Haussman, ideologu i PPP-ve te shnderruara ne sinonim te korrupsionit ne Shqiperi, paska shkruar per marredhenien e tij me Sorosin. Nje nder shtyllat e bashkepunimit te tij me Sorosin eshte Shqiperia.
Si shqiptare na duhet t’i çmontojme disa nga rrenat e Haussman-it, meqe ai po flet per The Big Lie dhe shekullin e legjendave politike.
Se shpejti me Platformen e re.
Me se pari lideri me te cilin ai bashkepunoi nuk eshte lideri i Levizjes Studentore qe rrezoi komunizmin. Lider te Levizjes Studentore kane qene Azem Hajdari dhe shoket e tij. Edi Rama, siç e ka pranuar dhe vete ne intervisten e fundit, as nuk ishte prezent ne ditet e revoltes studentore.
Se dyti nuk e dime kur i paskan bere atentat Edi Rames. Mos e ka fjalen valle per rrahjen e famshme ku Rama nxitoi te fotografonte veten (sipas deshmise se fotografit) pa shkuar akoma te kurohej?
Foton e famshme me duar te hapura si pafajesia e Jezusit?
Se treti legjenda e Rames ne Ted Talk si kryebashkiak i suksesshem u fry nga vete keta njerez qe me pas te perdorej si argument per te qenurit “cool” te Edi Rames.
Ai foli ne Ted Talk ne kapercyell te rotacionit te 2013. Rotacion qe nuk erdhi per shkak te mrekullise qe ai beri ne Tirane (pastrimi i Lanes dhe pallatet me shigjeta jane shume pak per te na genjyer perballe betonizimit dhe pushtimit te hapesires publike nga klientet e “nje pallat nje vote”). Rama erdhi ne pushtet nga aleanca me Ilir Meten.
E sa i perket reformave te suksesshme edhe ketu ka te pakten tre rrena te Haussman-it, mikut te Sorosit. 1 - Eshte e vertete qe ne Shqiperi u bene reforma ne drejtim te fiskalizimit. Mirepo a mjaftoi vendosja e kasave fiskale per ta quajtur kete nje histori suksesi?
Cfare ndodhi me Crown Agents? A u rriten te ardhurat ne tatime dhe dogana? A paguan oligarket me shume taksa? A u sherua deficiti? A u zvogelua borxhi publik???! A ishin PPP nje sukses? 2 - Eshte e vertete qe para ardhjes se Rames ne pushtet risku i kredive te keqija ishte me i madh.
Po pse sot kemi nivelin me te ulet te kreditimit ne rajon? (shiko Monitor - Kreditimi i ekonomise ne stanjacion) Kush perfitoi nga kredite e keqija, ndermarrjet e vogla dhe te mesme, startup-et apo milioneret bashke me miqte e tyre bankiere?
(Top Story - Si u krijuan kredite e keqija ne Shqiperi duke korruptuar bordet kredi-dhenese ta bankave) 3 - Shqiperia nuk ndodhej perballe nje krize energjitike kur Rama erdhi ne pushtet. Kishte shume informalitet dhe per kete arsye shqiptaret u mesuan me fjalen burg per borxhe prej Rames.
Mirepo te thuash qe Rama dhe Haussman zgjidhen problemin e furnizimit me energji eshte si te thuash se Tao Balla ndertoi hidrocentralin e Fierzes ndersa Spiropali te Ashtes. Ne nuk i dime mire historite e Sri Lankas dhe Venezueles ama per Shqiperine nuk mund te na hedhe hi syve Haussman, miku i Sorosit.
Ne nuk e dime a eshte ky personazh nje vizionar, mik i nje filantropi apo nje economic hitman qe shetit globin ne kerkim te qeverive per te rrezuar, kur nuk i pershtaten axhendes globaliste. Ne dime vetem qe rrenat neoliberale me PPP dhe austerity si politika zhvillimore kane prodhuar burg dhe pasiguri ne Shqiperi.
Per kete arsye populli sot po kerkon zhvillim te vertete dhe politika sociale. Infrastrukture, jo fasada. Fabrika, jo kulla. Punesim dhe meritokraci, jo klientelizem.
Prodhim, jo matrapzllek. Ndihme sociale, jo ngulfatje. Taksa per oligarket dhe investime publike, jo darka ne Dubai dhe PPP.
/Stopfake.al
Comments