Tema e sotme e “Rrethit Katror” në emisionin “E Diell” i është kushtuar çështjes së fesë klerike, plandemisë dhe emërimin e Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm.
Neritani tha se debati i madh në opinionin publik ishte sesi klerët fetarë u infektuan dhe se para këtyre sëmundjeve kaq të rrezikshme askush nuk ishte imun.
“Debati i madh në opinionin publik ishte sesi klerët fetarë u infektuan, pra feja dhe besimi ‘përfaqësuesit’ e Zotit u infektuan nga një pandemi qoftë edhe një plandemi siç thotë edhe Fredi dhe kurimi i tyre jashteti, pra çfarë më bëri përshtypje ishte se para këtyre sëmundjeve kaq të rrezikshme askush nuk është imun.
Pjesa e djathtë janë skeptikët dhe pjesa e majtë janë janë realistët, realiteti erdhi me këmbë në tokë, ku krerët fetarë nuk kishin imun për të përballuar këtë sëmundje. Zemra e katolicizmit është vatikani dhe të dhënat zyrtare tregojnë ku të infektuar ka pasur 27 raste dhe 0 vdekje”, tha Neritani.
Gjithashtu ka ndërhyrë në debat edhe Bledi i cili shprehet se Baba Mondi vetëm pi raki dhe e ka gjetur asgjë.
“ Baba Mondi pi raki dhe është në rregull ku nuk e gjeti asgjë”, tha Bledi
Alfred Cako: Ja çfarë parashikojnë myslimanët për fundin e botës.
Alfred Cako tha se fundi i kohës nuk do kuptohet si fundi i historisë së njerëzimit, por si momenti ku njerëzit do bien nën skllavërinë e bishës e atij që është simbolizuar me numrin 666 ose në eskatologjinë islame që do të thotë profet i rremë.
“Hadithët të cilët kanë jetuar më Muhammedin, ku ne jemi lexues, por që përpiqemi të sjellim një opinion tonin në bazë të temës.
Fundi i kohës nuk do kuptohet si fundi i historisë së njerëzimit, por si momenti ku njerëzit do bien nën skllavërinë e bishës e atij që është simbolizuar me numrin 666 ose në eskatologjinë islame që do të thotë profet i rremë ku shpesh herë Muhammedi e quan dexhali mesia dhe në disa ajete të Kuranit nuk janë kuptuar nga bashkëkohësit e Muhammedit ku janë shprehur në mënyrë alegorike, nëse ndjekim një eskatolog ai thotë që kur të vijë dexhalia do të jetë me një sy dhe në ballë ata që kanë besimin tek Allahu do të jenë në gjendje me zemër të lexojnë fjalët që ky është profet i rremë, ai nuk do jetë me një sy por do jetë me një sy që shikon, pra do shikojë nga syri i majtë thotë Muhammed, ndërsa nga syri i djathtë thotë se do ta ketë të fryrë si top rrushi dhe do ta ketë të verbër dhe nuk do njihet.
Në pamjen e jashtme thotë do ta ketë shumë simpatike me ato kaçurrelat që do mbajnë këta ortodoksët çifut që do ketë një trup fizik shumë të shëndetshëm. Në një Hadith thuhet se Muhammedi ju ka thënë besimtarëve të vet që pashë në ëndërr sot dy mesia ku njërit i pikonte uji nga koka dhe shikonte nga të dyja sytë dhe rrotullohet rreth qafës ndërsa tjetri thotë ishte me një sy dhe atë sy e kishte si top rrushi dhe ky është profet i rremë.
Profeti i rremë do të vritet nga i dërguari i Islamit që është Imam Mediu, ky do pretendohet se është pasardhësi i Davidit dhe i Solomonit në atë tempullin e shenjtë”, tha Alfredi.
Bomba e Alfred Cakos: Edi Rama është klonuar në SHBA, i vërteti ndodhet në…
Ai tha se Kryeministri jonë nuk është Edi Rama por një klon, edhe Putin është një klon dhe se kloni projektohet në mënyrë të atillë që ka të gjitha informacionet që ka pasur ajo që klonon një dhe kloni mendon se është personi të cilin përfaqëson
Alfred Cako-“Gojët e liga thonë se pasi u kthye nga USA, Kryeministri jonë nuk është Edi Rama por një klon, edhe Putin është një klon dhe Mike Pence është një klon i cili sapo u vaksinua dje, ndërsa Trump dhe Biden nuk janë shprehur për vaksinën.
Liderët e vërtetë sipas ideve konsperacioniste edhe Hyseni është gjallë dhe ka jetuar në një nga qytetet nëntokësore të Brazilit dhe po kështu thuhet edhe për Abraham Linkoln ku mendohet se është vrarë por nuk është vrarë, por ka jetuar në një vend të fshehtë derisa ka vdekur. Kloni projektohet në mënyrë të atillë që ka të gjitha informacionet që ka pasur ajo që klonon një dhe kloni mendon se është personi të cilin përfaqëson”, tha Alfredi
/Stopfake.al
Yorumlar