top of page
stopadmin

Stopfake.al-Andrea Bregu 19 Vjeç është në gjendje të rënduar Shëndetësore në Komisariatin nr 1...




Avokati Altin Goxhaj ka nxjerre një njoftim në faqen e tij në facebook ku paralajmëron se Andrea Bregu është në gjëndje shumë të rëndë për jetën pasi është i ndaluar në Komisariatin nr 1 shkruan Avokati Altin Goxhaj.


Postimi i plotë


Ju lutem shpërndajeni sa më shumë! Është urgjente!


ANDREA BREGU 19 VJEÇ ËSHTË NË GJËNDJE TË RËNDUAR SHËNDETËSORE NË KOMISARIATIN NR 1 DHE I REFUZOHET NDIHMA SHËNDETËSORE. KEMI THIRRUR URGJENCËN E TIRANËS.


Fashisto-komunistët e policisë mund të prodhojnë viktimën nr 2 në Komisariatin Nr 1.


Shokët e dhomës njoftojnë se Andrea Bregu 19 vjeç pasi është rrahur keq nga policia në makinën e policisë dhe në komisariat, është në gjëndje tejet të rënduar shëndetësore dhe nuk i lejohet shërbimi shëndetësor prej 2 ditësh.


Ai duhet të shtrohet në spital urgjentisht dhe jo të rri në qeli! Ai ka raport mjekësor që e vërteton gjëndjen e tij.


Sapo njoftova Fax News dhe Urgjencën Tiranë që të paraqitet me urgjencë pranë Komisariatit nr 1 sepse i arrestuari 19 vjeçar Andrea Bregu pasi është rrëmbyer në rrugë nga Policia ditën e Premte është rrahur nga policët si në makinë dhe komisariat dhe mgjths ka 2 ditë që kërkon shërbimin shëndetësor policia ia refuzon.


Njoftohemi nga shokët e dhomës se ai është shumë shumë keq dhe gjëndja po rëndohet me shpjetësi. Kam 2 ditë që kërkoj ta takoj si avokat i kërkuar prej tij dhe nuk më lejojnë ta takoj as mua dhe as familjarët.


Këta nuk janë thjesht kriminel. Këta janë përbindësha që duhet djegur në turrën e druve.


Andrea një djalë i sjellshëm dhe i brishtë, është rrëmbyer nga policia vetëm se mbante kapelen MAGA, foto me të cilën u bë virale në rrjetet sociale.


/Stopfake.al

24 views0 comments

Comments


bottom of page