top of page
stopadmin

Stopfake.al-Av.Altin Goxhaj:Në ndihmë të të gjithë protestuesve nën masa sigurie me burg,në shtëpi..


Avokati i mirenjohur Altin Goxhaj ka njoftuar ne rrjetin e tij social ne Facebook disa Modele qe do te ndihmoje protestuesit e ndaluar nga policia dhe qe jane neper Gjyqe.


Ja njoftimi i Avokatit Altin Goxhaj.




Në ndihmë të të gjithë protestuesve nën masa sigurie me burg, në shtëpi apo detyrim paraqitjeje:

SOT PUBLIKOJMË MODELIN E APELIMIT NË GJYKATË PËR TË GJITHË PROTESTUESIT E VËNË NËN MASA SIGURIE TË PALIGJSHME NGA GJYKATAT E SHKALLËS SË PARË.


Nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm:

Miq unë kam pasur disa halle familjare këto 6 ditë të përshkallëzuara edhe më shumë pardje, dje, sot e në vazhdim dhe ndaj s’kam arritur dot të jem mjaftueshëm aktiv në rezistencën qytetare kundër përshkallëzimit të diktaturës policore.

Kjo ka ndikuar edhe që të mos jem nënvijën e parë të protestave të ditëve të fundit sps çdo ndalim apo arrestim i paligjshëm ndaj meje do të sillte braktisjen e kujdesit familjar në momente shumë delikate nga një anë dhe braktisjen e protestuesve pa mbrojtje nëpër komisariate dhe gjykata.


Ajo që ka ndodhur prej ditës së 8 Dhjetorit 2020 është kulmimi i një Realiteti të Ri i ngjashëm me 2 Momente Historike të 1990 dhe 1997 dhe është në dorën tonë të mos bëjmë gabimet e të shkuarës që na sollën deri këtu.


Por gjths për momentin siç ju thashë edhe dje, urgjente dhe me rëndësi të dorës së parë ka është të apelojmë masat e sigurisë me burg, në shtëpi apo dhe detyrimet për paraqitje, si dhe të kundërshtojmë paligjshmëritë e arrestimeve me burg të djemve të rinj të dhunuar në mënyrë barbare nga komunistët barbarë të komisariateve fashiste policore.


Sot ne avokatët mbrojtës dorëzojmë apelimet e para brenda 5 ditëve (nesër është afati i fundit për të arrestuarit apo ndaluarit e ditës së parë të rebelimit qytetar - 9 Dhjetor 2020) të të gjithë të arrestuarve apo ndaluarve nga Regjimi Pushtues dhe sot Studio Ligjore @Aga & Goxhaj Law Firm paraqet publikisht një Format Standard për të gjitha apelimet e dhjetra protestuesve të arrestuar paligjshmërisht të cilën mund ta përdorin me lehtësi të gjithë avokatët (si ndihmesë teknike) por edhe vetë personat nën masa sigurie, apo edhe familjarët apo shokët e tyre që kanë njohuri minimale.


Në mbrëmje do të kemi edhe

MODELIN E APELIMIT NË GJYKATË PËR TË GJITHË PROTESTUESIT E VËNË NËN MASA SIGURIE TË PALIGJSHME NGA GJYKATAT E SHKALLËS SË PARË.

Gjths i kujtojmë të gjithë viktimave të dhunës policore dhe të burgosjes së paligjshme, që Koalicioni Për Shqipërinë premton se pas Zgjedhjevetë 25 Prill 2021 do tu japim jo vetëm Pafajësinë me Ligj por edhe dëmshpërblim për çdo ditë heqje lirie dhe çdo goditje të dhunshme ndërsa dhunuesit do të përgjigjen para ligjit personalisht nga i Pari deri te i Fundit!



Ilustrim grafik nga Piktori me famë botërore @Agim Sulaj


/Stopfake.al

22 views0 comments

Comentários


bottom of page