top of page
stopadmin

Stopfake.al-Av.Goxhaj:Policia duhet të qarkullojë pa armë pasi qytetarët e shohin si armikun e tyre.


“Policia e Rendit duhet të qarkullojë e pa armatosur nëpër qytet”, flet Goxhaj: Populli i sheh si armiq, kemi të bëjmë me një regjim.

Në një intervistë për “Faxnews” avokati Altin Goxhaj, foli nga ambienti i Ministrisë së Brendshme nëpërmjet një lidhje “Skype” ku theksoi se duhet një reformë në polici për të rritur besueshmërinë që publiku ka ndaj forcave blu dhe se policia e rendit nuk duhet të ketë armë gjatë patrullimit nëpër qytet por ti mbajë ato në automjet.


Ndër të tjera avokat Goxhaj theksoi se policia nuk duhet të shoqërojë qytetarë në rrugë por duhet tu japë një letër ku të shkruhet data dhe ora kur ai person të paraqitet para institucioneve policore.


Ai tha se sot policia vlerësohet në pikën zero dhe shihet si një armike nga popullsia e gjerë. Goxhaj shprehet se policia duhet të mjaftohet duke u dhënë qytetarëve një letë për tu paraqitur në një nga komisariatet por jo duke shoqëruar persona nga rrugët e qytetit.


“Eksperienca e 7 viteve tregoi që një nga indikatorët kryesorë që ndan diktaturat nga demokracitë është numri dhe përqindja e personave që kanë të shkuar kriminale , pra kanë precedent penal jo këta që dalin protestojnë por ata që bëjnë vjedhje, dhunë fizike ndaj individit. Ideja jonë është shumë e qarët polica nuk mund të shoqërojë njerëz në rrugë, por mjafton tu japi një copë letër, nëse konstaton se ky person i duhet policie për tu marrë në pyetje për një çështje të caktuar, ku caktohet data dhe ora ku ai duhet të paraqite, në një takim, në një dhomë normale qytetare, sipas parimeve bazë të asaj që quhet policimi në komunitet.


Koncepti është që dhomat e shoqërimit duhet të jenë njësoj si në hotel me televizor, me kafe, me çaj, me gazeta dhe me libra e literaturë që informon qytetarin për të drejtat e tij.


Telefoni duhet të jetë i disponueshëm për qytetarin.


Pra komisariatet duhet të kenë dhoma pritje shoqërimi dhe jo dhoma pritje izolimi dhe duhet të krijohet një model i ri i komunikimit qytetar dhe polici, ku personat që e presin qytetarin duhet ta trajtojnë me dinjitet dhe jo tu marrin kartën e identitet, telefonit etj…”- u shpreh Goxhaj. Avokat Goxhaj theksoi se policia e rendit duhet të qarkullojë pa armë pasi qytetarët vazhdojë ti shohin si armikun e tyre.


“Koncepti jonë për policinë do të jetë se policia që merret me rendin do të qarkullojë nëpër qytet e pa armatosur, kur të bredhi nëpër rrugë armët do ti mbajë automjet sepse nuk janë të nevojshme që të mbajë armë ajo duhet të jetë një polici qytetare e cila komunikon me popullin dhe i vetmi raport që ka me atë që quhet shoqërim do të jetë njoftimi. Sot qytetari e sheh policinë si armike, atëherë nëse kjo shihet si armike nga populli kemi të bëjmë me një regjim”- theksoi avokati.

Videon e plote e gjeni ne kanalin tone ne youtube Stopfake Albania


/Stopfake.al

11 views0 comments

Comments


bottom of page