Dy qytete të tjera i bashkohen hartës së protestave në vend, Cërriku dhe Librazhdi shprehin indinjatën për vrasjen e Klodian Rashës
Qytetarë të Cërrikut, kryesisht të rinj të mbështetur dhe nga FRPD marshuan pak minuta më parë drejt qendrës së qytetit në shenjë homazhi per vrasjen e Klodjan Rashes.
Pjesmarrësit ndezën qirinj dhe mbajtën 1 minutë heshtje në përkujtim të 25-vjeçarit. Njëkohësisht protestuesit shprehën indinjatën e tyre ndaj qeverisë dhe kërkuan më shumë rend dhe siguri në vend. Gjithashtu një tubim si shprehje e indinjatës për vrasjen e të riut në tiranë nga policia u zhvillua për herë të parë dhe në qytetin e Librazhdit. Tubimi ishte paqësor me qytetarë të cilët marshuan në qendrën e qytetit dhe kryhen homazhe në nder të Rashës.
/Stopfake.al
コメント