Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp sot, të denja për rekordet alla-Fidel Kastro.
Për dy orë ai volli vrer mbi të gjithë. Fillimisht tha se kush thotë se qeveria është e oligarkëve, ‘na e marrtë të keqen’. Më pas sulmoi analistët që kanë përkrahur protestën rinore kundër vrasjes së një të riu nga policia. Në fund u kap me gazetaren e SYRI TV për pyetjet e saj, duke e quajtur SYRI i partisë. Por pas dy orësh fjalim, që do kishin lodhur edhe më të zellshmit e partisë, ERTV u lodh dhe i futi sekuenca filmi.
Nuk durohet kaq gjatë propaganda edhe nga ata që paguhen për ta dëgjuar Ramën.
/Stopfake.al
Commentaires