Nga Dritan Kaba: Gjuha e racizmit, urrejtja e njerezve kokebosh, lapangjoze dhe karagjoze te tille duhen ndeshkuar.
Ku eshte AMA?
Ku jane “shoqatat” qe mbrojne njerezit e ndryshem apo te rinjte?
Ku eshte Komisioneri kunder Diskriminimit?
Skena te tilla shfaqen vetem ne televizionet shqiptare dhe nuk marrin ndeshkim. Pseudointelektuale te ndyre, te pafytyre duhen bojkotuar nga televizionet, por perkundrazi ftohen ne emisione nga mengjesi ne darke duke perhapur helmin e tyre.
Gjuha e perdorur prej tyre eshte me e rrezikshme se virusi qe ka pllakosur boten, eshte me e demshme per Kombin dhe shoqerine.
Drejtues emisionesh qe i kane shitur shpirtin djallit dhe Rilindjes i ftojne edhe nuk lodhen duke i transmetuar.
Reagim nga intelektuali dhe muzikanti i jashtezakonshem zoti Bujar Llapaj Në Kanada në qoftë se tipa të tillë si Spartak Ngjela dhe Rezart Prifti , që në Shqipëri thërriten "profesor" , do të kishin përdorur 1/10 e atyre etiketimeve ofenduese dhe raciste për të rinjtë protestues atyre jo vetëm që do t'ju ishin mbyllur dyert dhe ekranet e çdo medie publike dhe auditori por do të ishin proceduar për racizëm dhe nxitje të urrejtjes.
Ky është morali i shoqërive perëndimore që ka në themel mbrojtjen dhe respektimin e dinjitetit të individit pamvarësisht gjendjes sociale apo etnike.
Mediat shqiptare duhet të ecin në këtë shëmbull për t'i shërbyer paqes sociale: Bojkot rracizmit dhe urrejtjes!
/Stopfake.al
Kommentare