Stopfake.al-Historia Çifute, Feja Çifute – Pesha e tre mijë vjetëve...
- admin
- Dec 9, 2020
- 18 min read
Nga Israel Shahak, profesor i Kimisë Organike ne Universitetin Çifut në Jerusalem dhe aktivist i shquar për të drejtat e njeriut [Kaptina 3] Ortodoksia dhe interpretimi
Kjo kaptinë i kushtohet përshkrimit të hollësishëm të strukturës teologjiko-legale të Judaizmit klasik.1
Mirëpo, para se të nisim me këtë përshkrim, është e domosdoshme të davarisim së paku disa nga idetë e gabuara të përhapura në pothuaj të gjitha vlerësimet në gjuhët e huaja lidhur me Judaizmin [dmth gjuhët johebreje], veçanërisht nga ata që propagandojnë fraza të atilla të modës aktuale si 'tradita Judeo-Krishtere' apo 'vlerat e përbashkëta të feve monoteiste'.
Për shkak të hapësirës, do të trajtojë hollësisht vetëm më të rëndësishmet nga këto gabime të përhapura: se feja Çifute është, dhe gjithmonë ka qenë, monoteiste. Tash, siç e dinë shumë dijetarë biblikë dhe siç shpalos leximi i kujdesshëm i Dhiatës së Vjetër, kjo pikëpamje ahistorike është krejtësisht e gabuar.
Në shumë, në mos në shumicën e librave të Dhjatës së Vjetër, ekzistenca dhe fuqia e "zotave të tjerë" pranohet qartë, por Jahweh [Jehova], i cili është Zoti më i fuqishëm,2 po ashtu është mjaft xheloz dhe ndalon njerëzit e tij që t'i adhurojnë ata.3
Është vetëm kah fundi i Biblës, në disa nga pejgamberët e fundit, që mohohet ekzistenca e të gjithë zotave përveç Jahwes.4 Ajo që na intereson, ndërkaq, s'është Judaizmi biblik por ai klasik; dhe është fare e qartë, ndonëse jo shumë e kuptuar, se i fundit, gjatë disa qindra vjetëve të fundit, ishte në pjesën më të madhe larg nga monoteizmi i pastër.
E njëjta mund të thuhet për doktrinat e vërteta që mbizotërojnë në Judaizmin e sotshëm, i cili është vazhdimësi e drejtpërdrejtë e Judaizmit klasik. Rrëzimi i monoteizmit ndodhi nëpërmjet përhapjes së misticizmit Çifut [Kabala], i cili u zhvillua në shekullin 12 dhe 13, dhe nga fundi i shekullit 16 pat fituar pothuaj një fitore të plotë në gati të gjitha qendrat e Judaizmit.
Ndriçimit Çifut, i cili u ngrit nga kriza e Judaizmit klasik, iu desh të luftonte kundër këtij misticizmi dhe ndikimit të tij më shumë se kundër çdo gjëje tjetër, por në ortodoksinë Çifute të vonë, veçanërisht midis rabinëve, ndikimi i Kabalës ka mbetur mbizotërues.5
Për shembull, lëvizja Gush Emunim*1 është frymëzuar në një masë të madhe nga idetë kabaliste. Ndaj, dituria dhe të kuptuarit e këtyre ideve është e rëndësishme për dy arsye: e para, pa të s'mund të kuptohet besimi i vërtetë i Judaizmit nga fundi i periudhës së tij klasike; e dyta, këto ide luajnë një rol të rëndësishëm bashkëkohor e politik, meqenëse ato formojnë një pjesë të sistemit të qartë besimesh të shumë politikanëve fetarë, përfshirë edhe shumicën e udhëheqësve të Gush Emunim, dhe kanë një ndikim të tërthortë në shumë udhëheqës sionistë të të gjitha partive, përfshirë edhe të majtën sioniste. 2
Sipas Kabalës, universi sundohet jo nga një Zot por nga disa perëndi, me ndikime dhe cilësi të ndryshme, që kanë zënë fill nga Shkaku i Parë i largët e i paqartë.
Duke lënë jashtë shumë hollësira, ky sistem mund të përmblidhet si në vijim. Nga Shkaku i Parë qenë lindur apo buruar së pari perëndia mashkull e quajtur "Urtësi" apo "Atë" dhe pastaj një perëndeshë femër e quajtur "Dituri" apo "Nënë".
Nga martesa e këtyre dyve qenë lindur një çift i zotave më të rinj: Biri, po ashtu i quajtur me shumë emra të tjerë si "Fytyra e Vogël" apo "I Bekuari i Shenjtë"; dhe Bija, po ashtu e quajtur "Zonjë" [apo "Matronit", fjalë e përftuar nga Latinishtja], "Shekinah", "Mbretëreshë", dhe kështu me radhë.
Këta dy zota të rinj duhet të bashkohen, por bashkimi i tyre pengohet nga makinacionet e Satanës, i cili në këtë sistem është një personazh mjaft i rëndësishëm dhe i pavarur.
Krijimi qe ndërmarrë nga Shkaku i Parë me qëllim që t'u lejojë atyre të bashkohen, por për shkak të rënies, ata u ndanë më shumë se kurrë dhe vërtet Satana ka arritur t'i afrohet shumë Bijës hyjnore dhe madje edhe ta dhunojë atë [gjoja, ose në të vërtetë – opinionet dallojnë lidhur me këtë].
Krijimi i popullit Çifut që ndërmarrë me qëllim për të ndreqë ndarjen e shkaktuar nga Adami dhe Eva, dhe nën Kodrën Sinai, kjo për një moment ishte arritur: perëndia mashkull Bir, i inkarnuar në Moisiun, qe bashkuar me perëndeshën Shekinah.
Fatkeqësisht, mëkati i Viçit të Artë përsëri shkaktoi ndarje në hyjninë [Zotin], por pendesa e popullit Çifut ka ndrequr çështjet deri në një farë mase.
Ngjashëm, çdo incident i historisë biblike Çifute besohet të jetë shoqëruar me bashkimin apo ndarjen e çiftit hyjnor. Pushtimi Çifut i Palestinës nga Kenanitët dhe ndërtimi i Tempullit të parë dhe të dytë, veçanërisht janë të përshtatshëm për bashkimin e tyre, ndërsa shkatërrimi i Tempujve dhe egzili i Çifutëve nga Toka e Shenjtë janë thjesht shenja të jashtme jo vetëm të ndarjes hyjnore, por po ashtu të një "vardisja pas zotave të çuditshëm": Bija bie drejtpërdrejt nën pushtetin e Satanës, ndërsa Biri merr personazhe femrash të ndryshme satanike në shtratin e tij, në vend të gruas së tij të vërtetë.
Detyra e Çifutëve të devotshëm është që të rivendosin nëpërmjet lutjeve dhe akteve të tyre fetare bashkimin e përsosur hyjnor, në formë të bashkimit seksual, mes perëndive mashkullore dhe femërore.6
Kështu, para shumicës së akteve rituale, të cilat duhet t'i kryejë çdo Çifut i devotshëm shumë herë çdo ditë, recitohet formula kabaliste në vijim:"Për hir të kongresit7 [seksual] të të Bekuarit të Shenjtë dhe Shekines së tij…"
Lutjet Çifute të mëngjesit po ashtu janë të përshtatura që t'i japin shtysë bashkimit seksual, qoftë edhe përkohësisht. Pjesët e njëpasnjëshme të lutjes në mënyrë mistike korrespondojnë me fazat e njëpasnjëshme të bashkimit: në një çast perëndesha afrohet me dorën e saj – vashat, në një tjetër zoti vendos dorën e tij rreth qafës së saj dhe ledhaton gjirin e saj, dhe në fund mendohet të zë vend akti seksual.
Aktet dhe lutjet tjera fetare, siç interpretohen nga kabalistët, janë përpiluar për të mashtruar engjëj të ndryshëm [të imagjinuar si perëndi të vogla me një shkallë pavarësie] apo për ta marrë me të mirë Satanën.
Në një çast të caktuar në lutjen e mëngjesit, shqiptohen disa vargje në Arameisht [më parë se ato të zakonshmet në Hebraishten e zakonshme].8
Kjo mendohet të jetë mënyrë për të mashtruar engjëjt, të 3 cilët veprojnë tek portat nëpër të cilat hyjnë lutjet për në qiell dhe të cilët kanë pushtet t'i bllokojnë lutjet e të devotshmëve.
Engjëjt e kuptojnë vetëm Hebraishten dhe janë të hutuar me vargjet në Arameisht; duke qenë paksa të ngatërruar [me sa duket ata janë shumë më pak të mençur se kabalistët] ata hapin dyert, dhe në këtë moment të gjitha lutjet, përfshirë edhe ato në Hebraisht, kalojnë.
Apo, të marrim një shembull tjetër: në të dy rastet, para dhe pas vaktit [të ngrënies], Çifuti i devotshëm lan duart e tij ritualisht, duke shqiptuar një bekim të veçantë. Në njërën nga këto dy raste, ai po adhuron Zotin, duke i dhënë shtysë bashkimin hyjnor mes të Birit dhe Bijës; por në tjetrin, ai po adhuron Satanën, i cili i pëlqen ritualet dhe lutjet Çifute aq shumë, saqë kur atij i ofrohen disa prej tyre, kjo e mban atë të zënë për një kohë dhe ai harron ta bezdisë Bijën hyjnore.
Vërtet, kabalistët besojnë që një pjesë e sakrificës që digjet në Tempullin qenë caktuar për Satanën. Për shembull, shtatëdhjetë qet e sakrifikuar gjatë shtatë ditëve të festës së Tempullit Çifut,9 me sa duket i qenë ofruar Satanës në pozitën e tij si sundues i të gjithë joçifutëve,10 me qëllim që ta mbajnë atë tepër të zënë për të ndërhyrë në ditën e tetë, kur sakrifica i bëhet Zotit.
Mund të jepen edhe shumë shembuj të tjerë të llojit të njëjtë. Duhet të përmenden disa çështje lidhur me këtë sistem dhe rëndësisë së tij për të kuptuar si duhet Judaizmin, si atë të periudhës klasike, ashtu edhe atë të ndërhyrjes politike të tanishme në praktikën Sioniste.
Së pari, çfarëdo që mund të thuhet për sistemin kabalist, ajo s'mund të konsiderohet si monoteiste, përveç nëse jemi të gatshëm t'i konsiderojmë Hinduizmin, fenë e vonë Greko-Romake, apo madje edhe fenë e Egjiptit të lashtë, si monoteiste.
Së dyti, natyra e vërtetë e Judaizmit klasik ilustrohet me lehtësinë me të cilën ky sistem qe përvetësuar.
Dogma dhe besimet [përveç besimeve nacionaliste] luajnë një rol skajshmërisht të vogël në Judaizmi klasik.
Ajo që është me rëndësi themelore është akti ritual, më parë se rëndësia që do të duhej ta ketë ai akt apo besim.
Prandaj, në kohët kur një pakicë e Çifutëve fetarë refuzuan ta pranonin Kabalën [siç është rasti sot], mund të shohim disa Çifutë të bëjnë një akt të caktuar fetar duke besuar që ai është një akt adhurimi ndaj Zotit, ndërsa të tjerët bëjnë pikërisht të njëjtën gjë me qëllimin për ta marrë me të mirë Satanën – por për sa kohë që akti të jetë i njëjtë, ata do të falen së bashku dhe të mbeten anëtarë të bashkësisë së njëjtë, mirëpo mund ta kenë shumë në zët njëri-tjetrin.
Por, sikur të guxonte ndokush që në qëllimin e larjes së duarve të prezantonte një risi në mënyrën e larjes,11 do të pasonte një përçarje e vërtetë.
E njëjta mund të thuhet për sa i përket të gjitha formulave të shenjta të Judaizmit. Po që se puna lihet e paprekur, domethënia në rastin më të mirë është një çështje dytësore. Për shembull, ndoshta formula më e shenjtë Çifute "Dëgjo, o Izrael, Perëndia është Zoti ynë, Perëndia është një", që recitohet disa herë për çdo ditë nga çdo Çifut i devotshëm, në kohën e tashme mund të ketë domethënien e dy gjërave të kundërta.
Kjo mund të ketë domethënien se Zoti vërtet është "një", por kjo po ashtu mund të ketë domethënien se është mbërri një fazë e caktuar në bashkimin e perëndive mashkullore e femërore apo se 4 po i jepet shtysë kësaj me anë të recitimit të duhur të kësaj formule.
Mirëpo, kur Çifutët e një tubimi të reformuar e recitojnë këtë formulë në ndonjë gjuhë tjetër veç Hebraishtes, të gjithë rabinët ortodoksë, qoftë nëse besojnë në unitet apo në bashkimin seksual hyjnor, vërtet janë të hidhëruar.
Përfundimisht, e gjithë kjo ka një rëndësi të konsiderueshme në Izrael [dhe në qendrat e tjera Çifute], madje edhe sot.
Rëndësia e pamasë që i jepet formulave të thjeshta [siç është "Ligji i Jerusalemit"], idetë dhe motivimet e Gush Emunimit, urgjenca pas urrejtjes ndaj joçifutëve që sot jetojnë në Palestinë, qëndrimi fatalist ndaj të gjitha orvatjeve për paqe nga ana e shteteve Arabe, të gjitha këto dhe shumë veçori të tjera të politikës Sioniste, të cilat hutojnë aq shumë njerëz dashamirës që kanë ide të gabuar lidhur me Judaizmin klasik, bëhen më të kuptueshme kundër këtij formimi fetar e mistik.
Më duhet të paralajmëroj, ndërkaq, kundër rënies në ekstremin tjetër dhe të bëhet orvatje për të shpjeguar të gjithë politikat Sioniste me anë të këtij formimi. Siç duket, ndikimi i këtyre të fundit ndryshon në shtrirje. Ben Gurion*2 ka qenë i aftë në manipulimin me ta në një mënyrë të kontrolluar për përfundime të caktuara. Nën Beginin e kaluara ushtron një ndikim shumë të madh mbi të tashmen.
Por ajo që s'duhet në asnjë mënyrë të bëhet, është që të injorohet e kaluara dhe ndikimet e saj, ngaqë vetëm duke e njohur atë ndonjëri mund ta kapërcejë fuqinë e verbër të tij [Judaizmit]. 1. Si në kaptinën 2, unë e përdori termin "Judaizmi klasik" për t'iu referuar Judaizmit rabinik në periudhën prej rreth 800 e.s. deri në fund të shekullit 18.
Kjo periudhë gjerësisht përkon me mesjetën Çifute, meqë për shumicën e komuniteteve Çifute, kushtet mesjetare vazhduan shumë më gjatë se për popujt e Europës perëndimore, domethënë deri në periudhën e Revolucionit Francez. Kështu, ajo çfarë quaj "Judaizëm klasik", mund të konsiderohet si Judaizëm mesjetar. 2. Eksodusi, 15 3.
Eksodusi, 20:3-6 4. Jeremia, 10; skema e njëjtë përsëritet ende më vonë nga Isaia i Dytë, shiko Isaia, 44. 5.
Kabala, natyrisht, është një doktrinë ezoterike, dhe studimi i saj i detajuar qe kufizuar vetëm në dijetarët.
Në Europë, veçanërisht pas rreth 1750-ave e.s., qenë marrë masa të rrepta për ta mbajtur atë të fshehtë dhe për ta ndaluar studimin e saj, përveç për dijetarët e pjekur dhe nën mbikëqyrjen e rreptë.
Masat e paedukuara Çifute të Europës lindore nuk patën ndonjë dituri të vërtetë rreth doktrinës kabaliste. Por, Kabala i përshkoi ata në formë të besëtytnisë dhe praktikave magjike. 6.
Shumë mistikë Çifutë bashkëkohorë besojnë që i njëjti përfundim mund të arrihet shumë më shpejt me anë të luftës kundër Arabëve, duke përjashtuar Palestinezët, apo madje edhe duke vendosur shumë koloni Çifute në Bregun Perëndimor. Lëvizja në rritje për ndërtimin e Tempullit të Tretë po ashtu është e bazuar në një ide të tillë. 7.
Fjala Çifute e përdorur këtu – jihud, që saktësisht domethënë bashkimi-në-veçim – është e njëjta që përdoret në tekstin legal [sjellja me martesë, etj.] për t'iu referuar marrëdhënieve seksuale. 8.
E ashtuquajtura Kedusbab Sblisbit [Shenjtëria e Tretë], e futur në lutjen Uva Letzion nga fundi i shërbimit fetar. Numrat, 29.9-10. 9. Fuqia e Satanës dhe lidhja e tij me joçifutët, ilustrohet me anë të një zakoni të përhapur, të vendosur në ndikimin kabalist në shumë komunitete Çifute që nga shekulli 17.
Gruaja Çifute që është duke u kthyer nga larja rituale e pastrimit [pas të cilit është e detyrueshme marrëdhënia seksuale me burrin e saj], duhet të ketë kujdes se mos po takon ndonjë nga krijesat satanike: joçifutin, derrin, qenin apo gomarin. Nëse ajo takon ndonjërin nga këto, ajo duhet të lahet përsëri. 10.
Zakoni qe përkrahur [veç të tjerëve] nga Shn'et Musar, një libër mbi moralin Çifut së pari i publikuar më 5 1712, i cili ka qenë një nga librat më popullor midis Çifutëve në Europën lindore dhe vendet Islamike deri herët në këtë shekull, dhe ende lexohet shumë në disa qarqe ortodokse. 11.
Kjo përshkruhet në detaje të imëta. Për shembull, larja rituale e duarve s'bën të bëhet nën një duq [kunj]; secila dorë duhet të lahet veças, në ujin nga një kupë [e një madhësie minimale të parashkruar] të mbajtur në dorën tjetër.
Nëse duart e personit vërtet janë të papastra, është fare e mundshme që ato të pastrohen në këtë mënyrë, por konsiderimet e tilla pragmatike evidentisht janë të parëndësishme.
Judaizmi klasik parashkruan një numër të madh të të tilla ritualeve të detajuara, të cilave kabala u kushton rëndësi të thellë. Ka, për shembull, shumë rregulla precize për sa i përket sjelljes në lajtore.
Një Çifut që është duke kryer nevojën në një hapësirë të çelur s'bën ta bëjë këtë në drejtimin Veri-Jug, ngaqë Veriu është i lidhur me Satanën. *1 [Shënim i përkthyesit] Gush Emunim [Blloku i Besimtarëve], një lëvizje ultra-nacionaliste e krahut të djathtë për rigjallërim regjio-politik, u krijua në Mars të vitit 1974 si rrjedhojë e luftës së Tetorit 1973. Udhëheqësit e gjeneratës së re të Partisë Kombëtare Fetare, të cilët përbënin elitën e re fetare të partisë, krijuan Gush Emunim.
Aktiviteti kryesor i Gush Emunim ka qenë të nisë kolonitë Çifute në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. *2 [Shënim i përkthyesit] David Ben Gurion u lind në Plonsk, Poloni, më 1886 dhe u edukua në një shkollë Çifute të themeluar nga babai i tij, një sionistë i flaktë. Nga mesi i adoleshencës së tij, Ben Gurion udhëhoqi një grup të rinjsh sionistë, "Ezra", anëtarët e të cilit flisnin vetëm Hebraisht mes tyre.
Duke pas udhëhequr luftën për të themeluar shtetin e Izraelit në Maj të 1948, Ben Gurion u bë Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes. Nga fundi i 1953, Ben Gurion u largua nga qeveria dhe doli në pension në Kibuc Sde Boker në Negev.
Ai iu kthye jetës politike pas zgjedhjeve në Kneset [parlamenti Izraelit] më 1955, duke marrë postin e Ministrit të Mbrojtjes e më vonë atë të Kryeministrit. Duke vazhduar si Kryeministër, Ben Gurion mbështeti vendosjen e marrëdhënieve me Gjermaninë Perëndimore, pavarësisht nga kundërshtimi i hidhëruar.
Ai po ashtu udhëhoqi vendin gjatë fushatës [luftarake] të Sinait më 1956, në të cilën forcat Izraelite përkohësisht siguruan gadishullin e Sinait.
Në Korrik, 1970, Ben Gurion u largua nga jeta politike dhe u kthye në Sde Boker, ku edhe vdiq më 1973. Interpretimi i Biblës Do të shihet nga shembulli paraprijës se ajo që shumica e njerëzve të mirinformuar mendojnë se e dinë lidhur me Judaizmin mund të jetë shumë çorientuese, përveç nëse ata dinë të lexojnë Hebraisht.
Të gjitha detajet e përmendura më lart mund të gjenden në tekstin origjinal apo, në disa raste, në librat modernë të shkruar në Hebraisht për një rreth lexuesish të veçantë.
Në Anglisht do t'i kërkonit më kot, madje edhe në vendet ku lënia jashtë e të tilla fakteve shoqërisht të rëndësishme shtrembëron tërë idenë.
Është edhe një ide e gabuar lidhur me Judaizmin, e cila veçanërisht është e përbashkët midis të Krishterëve, apo njerëzve të ndikuar me bollëk nga tradita dhe kultura e Krishtere.
Kjo është ideja çorientuese se Judaizmi është një "fe biblike", që Dhiata e Vjetër ka në Judaizëm vendin e njëjtë qendror dhe autoritetin legal të cilin e ka Bibla për Protestantët apo madje edhe për Krishterimin Katolik.
Prapë, kjo është e ndërlidhur me pyetjen apo interpretimin. Ne kemi parë që në çështjet e besimit ka një liri të madhe veprimi. Pikërisht e kundërta qëndron për sa i përket interpretimi legal të tekstit të shenjtë.
Këtu interpretimi është i fiksuar, por nga Talmudi, jo nga vetë Bibla.12 Shumë, në mos shumica, e vargjeve biblike që parashkruajnë akte 6 dhe detyrime fetare "kuptohen" me anë të Judaizmit klasik, dhe nga Ortodoksia e sotme, në një kuptim i cili është krejtësisht i ndryshëm, apo madje i kundërt, nga kuptimi i tyre i drejtpërdrejtë siç kuptohet nga të Krishterët apo lexuesit e tjerë të Dhiatës së Vjetër, të cilët e shohin vetëm tekstin e thjeshtë [të dukshëm].
Ndarja e njëjtë ekziston edhe në Izrael, mes atyre që janë edukuar në shkollat fetare dhe atyre që janë edukuar në shkollat "laike" Çifute, ku mësohet i plotë kuptimi i qartë e Dhiatës së Vjetër. Kjo pikë e rëndësishme mund të kuptohet vetëm nëpërmjet shembujve.
Do të vërehet që ndryshimet në kuptim nuk shkojnë të gjitha në drejtimin e njëjtë nga pikëpamja etike, siç kuptohet termi tashti. Apologjetët e Judaizmit pohojnë që interpretimi i Biblës, i nisur nga Farisenjtë dhe i fiksuar në Talmudin, gjithmonë është më liberal sesa kuptimi i drejtpërdrejtë. Por, disa nga shembujt më poshtë tregojnë që kështu aspak nuk qëndron puna. [1] Le të fillojmë me vetë Dekalogun.
Urdhri i Tetë:"Ti s'do të vjedhësh!" [Ekzodusi, 20:15], është marrë të jetë një ndalim për të mos "vjedhur" [domethënë, për të mos rrëmbyer] personin Çifut. Arsyeja është se, sipas Talmudit, të gjitha aktet që i ndalon Dekalogu janë shkelje të dënueshme me vdekje. Vjedhja e pronës s'është shkelje e dënueshme me vdekje [ndërsa rrëmbimi i joçifutëve nga Çifutët lejohet nga ligji Talmudik] – prej këtu interpretimi.
Fjalia pothuaj identike:"Ju s'do të vidhni" [Leviti, 19:11], ndërkaq, lejohet të ketë kuptimin e vet të drejtpërdrejtë. [2] Vargu i njohur "Syri për syrin, dhëmbi për dhëmbin" etj. [Eksodusi, 21:24] është marrë të ketë kuptimin "syri-paraja për syrin", që do të thotë pagesa e gjobës më parë sesa ndëshkimi fizik. [3]
Këtu është një rast famëkeq i ndryshimit të kuptimit të drejtpërdrejtë pikërisht në të kundërtën. Teksti biblik qartë paralajmëron kundër pasimit të fitimtarit në një rast të padrejtë:"Ti s'do të pasosh turmën për të bërë keq, e as që do të flasësh në një çështje për të pasuar shumicën që të nxjerrësh një gjykim" [Eksodi, 23:2]. Fjalët e fundit në këtë fjali:"
Për të pasuar shumicën që të nxjerrësh një gjykim", janë nxjerrë nga konteksti i tyre dhe janë interpretuar si një urdhër për të pasuar shumicën. [4] Vargu "Ti s'do ta ziesh një kec në qumështin e nënës së tij" [Eksodi, 23:19] është interpretuar si një ndalim për të përzier ndonjë lloj mishi me ndonjë qumësht apo prodhim qumështi.
Meqë i njëjti varg përsëritet në dy vende të tjera në Pentateuh [sh.p.Teurat], përsëritja e thjeshtë është marrë të jetë një ndalim i trefishtë, që ndalon një Çifut [i] të hajë një përzierje të tillë, [ii] ta ziej atë për ndonjë qëllim, [iii] të kënaqet me të apo të nxjerrë dobi prej saj në ndonjë mënyrë.13 [5]
Në shumë raste termet e përgjithshme si "Shokun tënd", "I huaj", apo madje edhe "njeri" janë marrë të kenë një kuptim përjashtues shovinist. Vargu i njohur "Ti do ta duash shokun tënd14 sikur vetën tënde" [Leviti, 19:18] nga Judaizmi klasik [dhe Ortodoksët e sotshëm] kuptohet si një urdhër për ta dashur shokun Çifut, jo ndonjë shok njeri.
Ngjashëm, vargu "E as që do të ngrihesh kundër shokut tënd" [Ibid, 16] supozohet të ketë kuptimin që s'duhet të rrihet duarkryq kur jeta ["gjaku"] i shokut Çifut është në rrezik.
Por, siç do të shihet në Kaptinën 5, Çifutit në përgjithësi i ndalohet të shpëtojë jetën e një joçifuti, ngaqë si s'është "shokun tënd". Urdhri bujar për t'i lënë kallëzat pas mbledhjes së fushës apo vreshtës "për të varfrit dhe të huajt" [Ibid, 9-10] është interpretuar se i referohet vetëm varfnjakëve Çifutë dhe personave që janë kthyer në Judaizëm.
Ligjet ndaluese që kanë të bëjnë me kufomat, fillojnë me vargun "Ky është ligji: kur një njeri të vdesë në një tendë, e gjithë ajo që gjendet brenda në tendë… do të jetë e papastër për shtatë ditë". [Numra, 19:16]. Por, fjala "njeri" [Adam] është marrë të ketë kuptimin "Çifut", kështu që vetëm kufoma Çifute është e ndaluar [domethënë të dyja: e papastër dhe e shenjtë].
Bazuar në këtë interpretim, Çifutët e devotshëm kanë një nderim magjik të pamasë ndaj kufomave Çifute dhe varrezave Çifute, por s'kanë kurrfarë respekti ndaj kufomave dhe varrezave joçifute.
Kështu, qindra varreza muslimanësh janë shkatërruar krejtësisht në Izrael [në një rast me qëllim që të krijohet hapësirë për hotelin Hilton në Tel-Aviv], por ka patur një protestë të fortë për shkak se varreza Çifute në Kodrën e Ullirit ishte dëmtuar gjatë sundimit të Jordanisë. Shembujt e këtij lloji janë të tepër të shumtë për t'u cituar.
Disa nga pasojat çnjerëzore të këtij lloji të interpretimit, do të diskutohen në kapitullin 5. [6] Në fund, mendoni rreth njërit nga pasazhet më të mrekullueshme profetike, dënimin madhështor të Isaisë që ia bën hipokrizisë dhe ritualit të zbrazët, dhe nxitjes për njerëzi të përgjithshme. Një varg [Isaia, 1:15] në këtë pasazh është:"Dhe kur t'i zgjatësh duart, Unë do t'i fsheh sytë e mi nga ti.
Po, kur të lutesh shumë, unë s'do të dëgjoj. Duart e tua janë plot gjak". Meqë priftërinjtë Çifutë i "zgjatin duart e tyre" kur bekojnë njerëzit gjatë shërbesës, ky varg mendohet të ketë domethënien që prifti i cili bën vrasje aksidentale përjashtohet nga "zgjatja e duarve të tij" në bekim [edhe nëse pendohet], ngaqë ato janë "plot gjak".
Është fare e qartë edhe nga këta shembuj se kur Çifutët Ortodoksë sot [apo të gjithë Çifutët përpara 1780] lexojnë Biblën, ata lexojnë një libër krejtësisht të ndryshëm, me një kuptim krejtësisht të ndryshëm, nga Bibla që lexohet nga joçifutët apo joçifutët joortodoksë. Ky dallim vlen edhe në Izrael, ndonëse të dy grupet e lexojnë tekstin në Hebraisht. Përvoja, veçanërisht prej 1967, vazhdimisht e ka vërtetuar këtë.
Shumë Çifutë në Izrael [dhe gjetkë], të cilët s'janë Ortodoksë dhe kanë vetëm pak njohuri të hollësishme reth fesë Çifute, janë përpjekur t'i turpërojnë Izraelitët Ortodoksë [apo ata të krahut të djathtë që janë të ndikuar fort nga feja Çifute] për shkak të qëndrimin jonjerëzor të tyre ndaj Palestinezëve, duke ua cituar atyre vargjet nga Bibla në kuptimin e tyre të qartë.
Mirëpo, është zbuluar se argumentet e tilla nuk ndikojnë aspak në ata që pasojnë Judaizmin klasik. Ata thjesht nuk kuptojnë se çfarë po u thuhet atyre, ngaqë për ta teksti biblik ka një kuptim krejtësisht të ndryshëm sesa për të tjerët.
Nëse në Izrael ekziston një boshllëk i tillë komunikimi, ku njerëzit lexojnë Hebraisht dhe lehtë mund të marrin informatën e saktë po që se duan, njeriu mund të imagjinojë se sa i thellë është keqkuptimi jashtë Izraelit, si në mesin e njerëzve të edukuar në traditën e Krishtere.
Në fakt, sa më shumë që personi i tillë të lexojë Biblën, aq më pak ai ose ajo di rreth Judaizmit Ortodoks. Ngase ky i fundit e konsideron Dhiatën e Vjetër si një tekst të formulave të pandryshueshme, recitimi i të cilave është një akt i një vlere të madhe, por kuptimi i të cilave tërësisht përcaktohet tjetërkund.
Dhe, pas problemit se kush mund ta përcaktojë domethënien e fjalëve, qëndron një dilemë e vërtetë:"Cili duhet të jetë padron?" Struktura e Talmudit Pra, duhet të kuptohet qartë se burimi i autoritetit për të gjitha praktikat e Judaizmit klasik [dhe atij të sotëm Ortodoks], baza përcaktuese e strukturës legale të tij, është Talmudi, apo, të jemi më të saktë, i ashtuquajturi Talmudi Babilonas.
Ndërsa pjesa tjetër e literaturës talmudike [përfshirë edhe të ashtuquajturin Talmudin Palestinez] vepron si një autoritet plotësues. Ne s'mund të hyjmë këtu në përshkrimin e hollësishëm të literaturës talmudike dhe Talmudit, por do të kufizohemi në disa pika parimore që nevojiten për argumentimin tonë. Në parim, Talmudi përbëhet nga dy pjesë.
E para, Mishna – një kod legal i përmbledhur që përbëhet nga gjashtë vëllime, secili i nën-ndarë në disa broshura të shkruara në Hebraisht dhe të hartuara në Palestinë diku rreth 200 e.s. nga materiali më i gjerë legal [dhe kryesisht gojor] i përbërë gjatë dy shekujve paraprijës. Pjesa e dytë dhe shumë më mbizotëruese është Gemara – një shënim voluminoz i diskutimeve mbi dhe rreth Mishnas.
Ekzistojnë dy, afërsisht paralele, grupazhe të Gemaras, njëri i hartuar në Mesopotami [Babilon] mes vitit 200 dhe 500 e.s., dhe tjetra në Palestinë mes vitit 200 e.s. i një date të panjohur përpara vitit 500. Talmudi Babilonas [domethënë Mishna plus Gemara e Mesopotamisë] është shumë më përfshirës dhe më mirë i rregulluar sesa ai Palestinez, dhe vetëm ai konsiderohet si përfundimtar dhe autoritativ.
Talmudit të Jerusalemit [Palestinez] i është caktuar një status më i ulët si një autoritet legal, së bashku me një sërë përmbledhjesh, të njohura kolektivisht si "literatura talmudike", që përmbajnë material të cilin e kanë lënë jashtë redaktorët e dy Talmudeve.
Ndryshe nga Mishna, pjesa tjetër e Talmudit dhe literaturës tallmudike është shkruar në një përzierje të Hebraishtes dhe Arameishtes, duke qenë se kjo e fundit është mbizotëruese në Talmudin Babilonas. Po ashtu, kjo s'është e kufizuar në çështjet legale.
Pa ndonjë rend apo arsye të dukshme, diskutimi legal befas mund të ndërpritet me atë të cilës i referohet si "Rrëfenjë" [Aggada], një potpuri rrëfenjash dhe anekdotash rreth rabinëve apo njerëzve të rëndomtë, figurave biblike, engjëjve, dreqërve, magjisë dhe mrekullive.15
Këto pasazhe rrëfenjash, ndonëse me një ndikim të madh popullor në Judaizëm gjatë shekujve, gjithmonë kanë qenë konsideruar [madje edhe nga vetë Talmudi] si me vlerë dytësore. I një rëndësie të madhe për Judaizmin klasik janë pjesët legale të tekstit, veçanërisht diskutimi i rasteve të cilat konsiderohen si problematike.
Vetë Talmudi përcakton kategoritë e ndryshme të Çifutëve, në një rend zbritës, siç vijon: Më të ulëtit janë krejtësisht të paditur, pastaj vijnë ata që e dinë vetëm Biblën, pastaj ata që janë të familjarizuar me Mishnan dhe Aggadan, dhe klasa superiore janë ata që kanë studiuar dhe janë të aftë të diskutojnë pjesën legale të Gemaras.
Janë vetëm këta të fundit të cilët janë të përshtatshëm t'i udhëheqin Çifutët e tjerë në të gjitha gjërat. 12. "Interpretim" është shprehje e imja. Pikëpamja klasike [dhe ajo e sotmja Ortodokse] është se kuptimi talmudik, edhe kur është në kundërshtim me kuptimin e drejtpërdrejtë, gjithmonë ka qenë ai me të cilin veprohet. 13.
Sipas rrëfenjës apokrife, një heretik i famshëm Çifut i shekullit 19 vërejti në këtë lidhje që vargu "Ti s'do të kurvërosh" përsëritet vetëm dy herë. "Prandaj, me sa duket personit i është ndaluar të hajë kurvëri apo ta ziejë atë, por të kënaqesh në të është krejt në rregull". 14. Re'akah Çifute nga Versioni i Mbretit Xhejms [dhe në shumicën e përkthimeve të tjera në Anglisht] paraqitet paksa e pasaktë si "fqinji yt".
Shiko II Samjueli, 16:17, ku saktësisht e njëjta fjalë paraqitet nga Versionin i Mbretit Xhejms më saktë si "shoku yt". 15. Mishna është mrekullueshëm e lirë nga gjithë kjo, dhe në veçanti besimi në dreqër dhe magji është relativisht i rrallë në të. Talmudi Babilonas, në anën tjetër, është plot besëtytni flagrante.
/Stopfake.al
Comments