top of page
stopadmin

Stopfake.al-Ju që"qani"sot,nuk ju plasi fare për Themie e Thomait.Juve ju dogji malli për diktatorin


Nga Kastriot Çipi: Është qyrravitur e gjithë qeveria, bashkë me deputetët e qarkut Fier, se ka vdekur dordoleci i Enverit në krye të Bujqësisë, në periudhën më të errët: 1975-1989.



Para Luftës II Botërore, ky vend kishte 1 milion banorë dhe 3 milion dele. Në 1989, kjo lejfenia e la Shqipërinë me 3 milion banorë dhe 1 milion dele.


Që të blije një litër qumësht, duhej të zije radhën në ora 3 të mëngjesit. Po të kishe fat, mund të blije edhe një litër kos.


Çdo familje mund të merrte maksimumi dy kile mish në muaj (një kile çdo dy javë), ndërsa dy javët e tjera të muajit i takonte një herë pulë dhe tjetrën gjysmë kile sallam ose mish i grirë. Vaji i ullirit u zhduk.


Një herë në muaj familjes i takonte një litër vaj "sallate", shpikja socialiste e vajit të lulediellit 90%, të "pasuruar" me vaj ulliri 10%. Vetëm buka nuk ishte me racion.

Çdo ushqim tjetër ishte ose me racion, ose thjesht mungonte.


Shqiptarët e mbërritur në portin e Barit, në mars 1991, dukeshin si të mbijetuar të kampeve naziste të shfarosjes në masë.


Gjithçka pasojë e "kolektivizimit total" të bujqësisë e blegtorisë, që kjo analfabete zbatoi në vitet '80. Ju që "qani" sot, nuk ju plasi fare për Themien e Thomait.






Juve ju dogji malli për diktatorin!

/Stopfake.al

32 views0 comments

Comments


bottom of page