Për të gjashtën ditë me radhë qytetarët pritet të protestojnë për të kërkuar dorëheqjen e kreut të policisë Ardi Veliu lidhur me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Policia ka rrethuar institucionet, ndërsa në sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi i protestuesve në grupe të vogla.
Pas grumbullimit të protestuesve te sheshi “Skënderbej”, qytetarët janë drejtuar për në sheshin përballë Kryeministrisë.
Një orë nga nisja, policia ka zbritur në terren dhe në anë të Kryeministrisë është vendosur autoboti i ujit. Në disa akse të ndryshme të qytetit policia po ushtron kontrolle ndaj qytetarëve për mjete piroteknike apo sende të tjera të forta.
Pak orë më parë, policia e shtetit bëri të ditur me anë të një njoftimi për media se nuk do të tolerohet asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.
Ajo i bëri apel qytetarëve që mbajnë parasysh kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për grumbullimet mbi 10 persona, mbajtja e maskës e distancës fizike, etj.
/Stopfake.al
Comments