Stopfake.al-Maks Abazaj: Teori konspirative apo realitet ???
- stopadmin
- Nov 26, 2020
- 2 min read
Lin Wood avokat në ekipin ligjor të Trump poston një twiteer të çuditshëm që kaloi pa u vënë re nga shumë:
"Biden / Harris ishin një gisht i mesit i ngritur drejt Amerikës"
"ARMIKU donte të kapej pasi na demoralizoi.
https://twitter.com/LLinWood/status/1331269163143340032?s=19
Pastaj kemi deklaratën e Sidney Powell 26/1/2020:
"Evidencat janë kaq dërmuese....
I kanë bërë në mënyrë kaq të hapur sa duket sikur prisnin ti zbulonim, e ndoshta ishte një diversion sepse është diçka tjetër mbrapa, nuk e di".
Po pse Cabala / Deep State / Dem dëshironin të kapeshin në flagrancë në mashtrim?.
Implikimet e vetme logjike të arsyeshme të mundshme mund të jenë si më poshtë:
- Cabala / Dem / DS e dinin që nuk kishin mundësi të fitonin kundër Trump në zgjedhje, ai do të fitonte bindshëm;
- Ata e dinin po aq mirë, sepse edhe ata administronin shtetin, se do të kapeshin në mënyrë të pashmangshme nëse do të mashtronin ;
- Kështu që ata e bënë mashtrimin, madje edhe duke e ekzagjeruar kur u duhej, sepse dinin mirë që do të kapeshin dhe nuk do të fitonin presidencën.
Arsyetimi që bëhet në këtë pikë, është vetëm një: kur Trump domosdoshmërisht do të aktivizojë procedurat ligjore dhe gjykatat për të konstatuar rezultatin e saktë të votimit, dhe natyrisht ai do mbetet në Shtëpinë e Bardhë, ata kanë mundësinë të bërtasin për vitet e ardhshme për "zgjedhjet e vjedhura", "presidenti i paligjshëm", "Hitleri i ri", me mbështetjen e mediave ndërkombëtare, për të mbajtur një minimum të peshës politike brenda dhe jashtë vendit, dhe të përpiqen të mbijetojnë.
Alternativa tjetër do të ishte thjesht të linin Trump të fitonte pa probleme, dhe fatkeqësisht të zhdukeshin në harresë (dhe burgje), por ata padyshim që nuk dorëzohen.
Ata nuk kanë asnjë mundësi tjetër, si një përpjekje e fundit për rezistencë, sesa të përpiqen të kenë një pretekst për të vazhduar të argumentojnë siç kanë bërë për katër vjet, se Trump është një president i paligjshëm dhe ta bëjnë këtë duke bërtitur në SHBA dhe në botë me krahun e tyre të armatosur. - Media mainstream (msm)
Nga ana tjetër kanë edhe një alibi për "fitoren e vjedhur" para simpatizantëve të tyre duke ju bërë thirje të dalin në protesta në "mbrojtje të votës" në "mbrojtje të demokracisë" duke rrezikuar një përplasje të armatosur.
(Ndoshta prandaj edhe Trump bëri lëvizjet e fundit duke vendosur në poste kyçe njerëz besnikë)
Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur një bazë minimale, të agjentëve besnikë ndaj tyre në administrata, të mbështetjes jashtë vendit; padyshim me shpresë të mos fshihen nga hetimet gjyqësore dhe / ose nga zgjedhjet e ardhshme në SHBA (2022, 2024) dhe gjetkë.
Ndërkohë, natyrisht, Trump do të mbetet në presidencë dhe do të vazhdojë, ndoshta me një ritëm shumë më të shpejtë, spastrimin e DeepState; por historia e zgjedhjeve dhe rezultati i saj do të ketë siguruar mbijetesën e përkohshme të një fronti të ashpër të opozitës radikale, megjithëse e reduktuar dhe e përgatitur dobët.
Të presim zhvillimet.
/Stopfake.al
Commenti