top of page

Stopfake.al- Me duart mbi kokë,protestuesi shtrihen para kryeministrisë/Policia hedh ujë dhe gaz....


ree


Protestuesit kanë bërë një gjest simbolik gjatë marshimit të tyre. Ata janë shtrirë para kryeministrisë duke vendosur duart mbi kokë.

Disa prej tyre morën pjesë në këtë gjest për të simbolizuar vrasjen e Klodian Rashës nga një polic që ka revoltuar të rinjtë, të cilët prej 5 ditësh po protestojnë.



ree

Protestuesit u nisen tek drejtoria e Policisë Tiranë. Aty policia e cila ka krijuar një gardh me efektivë, është përpjekur t’i ndalojë ata me ujë dhe gazlotsjellës.

Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi sipas tyre manipuloi provat e vrasjes së Klodjan Rashës nga polici.

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe disa persona.

/Stopfake.al

 
 
 

Комментарии


bottom of page