top of page

Stopfake.al- Meta, thirrje Qeverisë: Zgjidhni menjëherë situatën me naftëtarët grevistë!

  • Writer: admin
    admin
  • Nov 4, 2020
  • 1 min read

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Qeverisë sot të fillojë menjëherë dialogun me gratë greviste dhe naftëtarët e Ballshit, për zgjidhjen e problemeve të tyre me përgjegjshmëri shtetërore, në kushtet kur vendosmëria e të ngujuarave po shënon një hap më lart dita ditës në kërkim të të drejtave të tyre, pagave të prapambetura dhe perspektivës për punë.

 Ilir Meta shkroi në Fb: “Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.


Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve,” nënvizon Presidenti.



Comments


bottom of page