Kastriot Dervishi na kujton ngjarjet e Komunistëve të 1990 me këtë fragment dosjeje të policisë politike se si përsëritet historia.
"Më datën 10.7.1990, organet e Policisë së Rrethit në Durrës, në bashkëpunim me Repartin nr.326 të Policisë në Tiranë, kishin marrë detyrën të kryenin në qytetin e Kavajës veprime spastrimi ndaj elementëve vagabondë e huliganë që kishin shkaktuar trazira në natën e datës 4.7.1990 në këtë qytet.
Por, për kryerjen e kësaj detyre nuk ishin marrë masat e nevojshme organizative. Gjatë datës 10.7.1990, forcat e Policisë kanë vepruar në qytetin e Kavajës dhe në plazhin e Golemit.
Në mbrëmje, rreth orës 21.00, ka ndodhur përleshje deri në përdorimin e armës, midis forcave të Policisë dhe disa qytetarëve ku gjeti vdekjen nga goditja me armë Josif Budo, i pazënë në punë dhe është plagosur edhe vëllai i tij.
Njihen si familje me sjellje rrugaçërore.
Dy vëllezër të tjerë hynë në ambasadën gjermane dhe u larguan. Edhe Josifi ka dashur të hyjë, por nuk kishte mundur e është kthyer.
Rrugaçët kanë dëmtuar 18 sampistë dhe 3 policë duke ju shkaktuar plagë të ndryshme nga goditjet me gurë, tulla e sfera metalike.
Policia ka marrë forcërisht duke përdorur shkopinjtë e gomës, 40 të rinj të moshave 15-19 vjeç, janë dërguar në Policinë e Durrësit dhe janë qethur.
Këta persona u lanë të lirë nga hetuesia pasi nuk u vërtetua të kishin faj".
/Stopfake.al
Kommentare