Stopfake.al-"Nuk i nënshtrohemi diktaturës",qytetarët e Lushnjës,shprehin indinjatën e tyre...
- stopadmin
- Dec 13, 2020
- 1 min read

Një tubim masiv në shenjë proteste ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha po zhvillohet aktualisht në qendër të qytetit të Lushnjës.
Me flamunj kuqezi dhe të grumbulluar pas një parrulle ku shkruhet se “Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës”, qytetarët shprehin indinjatën ndaj asaj që ata e quajnë dhuna policore.
Protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës shënojnë ditën e 5-të në Tiranë, ku qytetarët janë duke u mbledhur në sheshin Skënderboj, ndërkohë që tubime masive janë shënuar dhe në qytete të tjera si Cëriku, Elbasani dhe Librazhdi.
/Stopfake.al
Comments