Nga Dritan Shano: Pra, çdo strategji e ndjekur deri më tash ka qenë jo funksionale, jo efiçente, dhe e bazuar në një realitet "të imagjinuar" statistikor, në mos krejtësisht e gabuar - për të mos thënë e qëllimshme për ta përdorur Covid-19 si Kalin e Trojës, si një mashtrim të madh për të realizuar axhenda të tjera, si puna e Great Reset psh.
Ky realitet imagjinar, rezultoi mjaft i volitshëm që të justifikonte masat brutale "jo mjekësore" mbi ekonominë, njerëzit, jetën e tyre. Këto masa jo vetëm nuk shpëtuan ndonjë jetë, as nuk e alteruan sjelljen e virusit (po ce o presor ment e tua ka karanxhai?!) por vetëm dobësuan individin në kufijtë e skllavërisë shtetërore.
Në vitin 2020, dominimi i shtetit mbi individin është thuajse absolut. Varësia e njerëzve nga shteti po bëhet thuajse absolute. Ëndrra e çdo komunisti.
Efektet ekonomike dhe psikologjike të asaj çfarë shkaktuan e vazhdojnë të shkaktojnë qeveritë sidomos mbi moshat e reja, janë të paimagjinueshme, afatgjata dhe të pajustifikuara.
Çkemi mirë, ca ke bo?
/Stopfake.al
Comments