top of page
stopadmin

Stopfake.al-Rikthehet faqja e JOQ Albania në Facebook...


Pas 17 ditësh mbyllje, si pasojë e një sulmi rilindas, është rikthyer faqja e JOQ Albania në Facebook. Rikthimi i faqes ka ardhur pas apelimit të bërë nga stafi i redaksisë që ditën kur është mbyllur dhe vetëm sot, pas 17 ditësh, është rikthyer sërish zëri i 2 milionë shqiptarëve.


Mbyllja e JOQ Albania në Facebook, tregoi edhe njëherë se zëri opozitar në Shqipëri do vazhdojë të sulmohet, por kurrë e vërteta nuk do të fshihet. JOQ Albania, nuk e ndaloi në asnjë moment punën për të përcjellë zërin e shqiptarëve, pavarësisht sulmit të armatës mavi që me urdhëra qeveritarë, u përpoqën t’i vinin zinxhir lirisë së të shprehurit dhe çjerries së propagandës. Lajmi i rikthimit nuk do i pëlqejë as partive opozitare.


Denoncimet dhe hallet e shqiptarëve janë prioriteti ynë, prandaj edhe ne do të jemi gjithmonë të hapur për çdo problem, padrejtësi apo dhe shkelje që bëhet në kurriz të tyre. JOQ Albania është pranë shqiptarëve! Në çdo transmetim, lajm apo postim është vetëm zëri i tyre, pa filtra apo qëndrime partiake.


Stafi i JOQ Albania gjen rastin të falenderojë të gjithë ata që na mbështetën në këtë sfidë të vështirë, por në të njëjtën kohë i premton shqiptarëve që hallet dhe problemet tuaja do vijojnë të jenë qëllimi ynë.



/Stopfake.al

10 views0 comments

Comments


bottom of page