Qytetarët e Shkodrës nuk dorëzohen. Ata kanë paralajmëruar se në orën 11:00 do të dalin sërish në protestë për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë, Ardi Veliut.
Mësohet se policia ka marrë në mbrojtje institucionet. Siç shihet dhe nga pamjet, një grup i forcave të rendit janë vendosur pranë Prefektures se Qarkut Shkodër.
Njoftimi është shpërndarë dhe në rrjetet sociale dhe pritet grumbullimi i protestuesve, të cilët nuk kanë një skenar, apo organizator.
Të shtunën e kaluar, protesta e nxitur nga vrasja e Klodian Rashës prej nje efektivi policie, precipitoi në dhunë.
Eksponentë të PS dhe kryeministri Edi Rama drejtuan gishtin e përgjegjësisë nga opozita, madje e krahasoi atë me terroristët e Boko Haramit, të cilët tha se i përdorin fëmijët si kamikazë.
/Stopfake.al
Comments