Stopfake.al-Të rinjtë durrsakë protestojnë me arkivol për vrasjen e Klodianit...
- stopadmin
- Dec 15, 2020
- 1 min read

Protesta qytetare për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka vijuar edhe ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Të rinjtë durrsakë kanë zgjedhur një mënyrë origjinale për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjen.
Ata mbajtën në krah një arkivol ku shkruhej: “Who’s next (Kush është i rradhës).
Ata do të marshonin drejt Drejtorisë së Policisë, por ndërkohë janë ndaluar nga policia, e cila ka bërë edhe shoqërime.
Sipas asaj që mëson Stopfake.al shtetasi Artion Bajrami është shoqëruar në komisariat.
/Stopfake.al
Comments