top of page

Stopfake.al-Vendosja e maskave është e rrezikshme për fëmijët nën moshën dy vjeç...


Vendosja e maskave është bërë e zakonshme gjatë pandemisëcoronavirusit, por ato s’ nevojitet të përdoren nga fëmijët nën moshën dy vjeç.

Sipas mediave të huaja, udhëzimet nga Shoqata e Pediatrisë në Japoni, paralajmërojnë prindërit të mos u vendosin maska foshnjave, meqë mund të paraqesin rreziqe të ndryshme.

“Është e mundur që maskat mund të vështirësojnë frymëmarrjen e foshnjave dhe të rrisin rreziqet e temperaturës”, thuhet në broshurë.

“Foshnjat kanë rrugë të ngushta ajrore dhe maska mund ta bëjë më të vështirë frymëmarrjen, duke rritur ngarkesën në mushkëri”, shton udhëzimi.

Shoqata konkludon se fëmijët janë me rrezik relativisht të ulët nga infeksionet e coronavirusit, dhe maskat s’ janë të nevojshme për foshnjat nën moshën dy vjeç.


/Stopfake.al

 
 
 

Comentários


bottom of page