top of page

Stopfake.al- Pikat e kërkesave studentore

Writer: adminadmin

Studentët protestojnë në 3 pika të ndryshme të Tiranës, zbardhen kërkesat e tyre ndaj Ministrisë së Shëndetësisë



Studentët janë duke protestuar sot në 3 pika të ndryshme të kryeqytetit, një pjesë te kryeministria, një pjesë te Ministria e Arsimit dhe një pjesë tjetër pranë Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kundërshtojnë vendimin e dhënë nga qeveria që mësimi të jetë tërësisht online.

Një përfaqësi e studentëve kanë hyrë në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë dorëzuar një listë me kërkesa, ku kryesorja mbetet ajo e marrjes së mësimit të alternuar, online dhe fizikisht.

Kërkesat e depozituara me shkrim nga ana e studentëve:

  1. Mësimi i alternuar mes online dhe auditoreve, leksionet online, seminaret në auditore.

  2. Rimbursimi i pagesës së konvikteve dhe qerave

  3. Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët

  4. Mundësim i paisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online


Comments


bottom of page